Ronaldo fenomenal: 3 gola dhe një asist
Tri gola të shënuar dhe një asis i dhënë. Ronaldo ishte protagonisti kryesor i fitores 4-2 të Korinthiasit në takimin kundër Fluminenses, të vlefshme për kampionatin brazilian. Dygolësh në pjesën e parë të lojës dhe rrjeta e tretë në 45 minutat e mbetura: një ndeshje e paharrueshme, që gjithsesi nuk e kursen sulmuesin nga ironia e mediave. "Vlen sa peshon", titulli i përdorur nga "Lance". "Fluminense ndjen peshën e Ronaldos", shkruante "O Globo". Kjo ishte tripleta e parë e Ronaldos me Korinthiasin.