FMN-ja, thirrje qeverisë: “Jeni në krizë. Bëni kujdes me shpenzimet buxhetore!”
Këtë vit rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë nga 0 në 1%. Qeveria do ta përballojë krizën nëpërmjet fondeve të kontingjencës
Ervin KOÇI
Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka paralajmëruar sërish qeverinë shqiptare që të bëjë kujdes me efektet e krizës ndërkombëtare, edhe pse këtë herë nuk ka ardhur në Shqipëri për të diktuar rregulla, por thjesht dhe vetëm si vëzhgues. Përfaqësuesi i FMN-së, Gerin Bell, ka dhënë dje lajmin e keq se rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë nga 0 në 1 për qind ndryshe nga çka parashikuar qeveria. Këto konkluzione janë shprehur gjatë një konference të përbashkët për shtyp të mbajtur nga ministri i Financave, Ridvan Bode, shefi i FMN-së në Shqipëri, Bell dhe guvernatori i BSH-së, Ardian Fullani. Në këtë konferencë është diskutuar kryesisht për efektet e krizës ekonomike në vend. Bell theksoi se situata në vend mbetet ende e paqartë, ndërsa ka dhënë disa rekomandime për përballimin e krizës. Bell ka këshilluar qeverinë të ketë kujdes me rritjen e pagave dhe pensioneve dhe të mos ulë nivelin e sigurimeve shoqërore. Sipas tij, efektet e krizës janë shfaqur dhe do të pasqyrohen në uljen e nivelit të kreditimit nga bankat, uljen e dërgesave dhe ulje të eksporteve. Por duket se rekomandimet do të ndiqen shumë pak nga qeveria shqiptare, që nga një vesh i kanë hyrë dhe nga tjetri i kanë dalë rekomandimet e FMN-së. Sipas ministrit Bode, duke filluar nga 1 maji do të bëhet rritja e pagave dhe do të ulet niveli i kontributeve e sigurimeve shoqërore, e njohur ndryshe si taksa e punës.
Vërejtjet e FMN-së
Vetëm tri javë nga rritja e planifikuar e pagave dhe pensioneve dhe ulja e kontributeve shoqërore, përfaqësuesi i FMN-së për Shqipërinë, Gervin Bell, tha se në kushtet e krizës globale këto iniciativa përbëjnë kërcënim për buxhetin e shtetit. FMN-ja i kërkon qeverisë të tregohet e kujdesshme me kryerjen e shpenzimeve. “Buxheti duhet t’i përshtatet realitetit të ri sidomos shpenzimet kontingjente nga realizimi i të ardhurave, përfshi këtu rritjen e pagave dhe të pensioneve, duhet të kryhen vetëm nëse do të identifikohen masa të tjera kompensuese. Për më tepër në këtë pikë nuk ka më hapësirë për uljen e planifikuar të normave të kontributit të sigurimeve shoqërore apo iniciativa të reja shpenzimesh. Në mënyrë të veçantë të ardhurat nga privatizimet strategjike duhet të përdoren për financimin e deficitit këtë vit. Mos mendoni se FMN-ë nuk do që pensionistët apo punonjësit publikë të mos marrin paga më të larta, por këto kanë ndikim në bilancin e pagesave”, - ka thënë Bell.
Premtimi i Bodes
Kreu i Financave deklaroi se qeveria do të përballojë krizën nëpërmjet fondeve të kontingjencave, të cilat zënë shumën e 2 miliardë lekëve, kësaj shume do t’u shtohen edhe të ardhurat nga privatizimet, të cilat vlerësohen në masën e 260 milionë euro. Bode “260 milionë eurot e privatizimeve për kontingjencë, e cila shkon në 5 për qind të buxhetit, këto janë rripa të sigurta. Rreziqet janë të kufizuara për vitin 2009”. Ministri Bode evidentoi se vijon rritja e të ardhurave, sidomos nga tatimet, të cilat 3 muajt e parë të vitit ishin 12 për qind më të larta se një vit më parë ndërsa ato nga doganat për shkak të rënies së çmimeve nuk kanë ndryshuar. Bode u shpreh se masat e ndërmarra nga qeveria garantojnë shmangien e rreziqeve nga kriza.
Qëndrimi i BSH-së
Ecurinë ekonomike të vendit e ka komentuar dje dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili ka qenë në të njëjtën linjë me FMN-në duke i këshilluar qeverisë të bëjë rialokimin e shpenzimeve, të përpiqet për të gjetur financime shtesë për të mbështetur buxhetin, si dhe të shtyjë shpenzimet që nuk janë të domosdoshme për ekzekutivin. Guvernatori Fullani tha më tej se, “në kushtet e krizës ekonomike parashikohet ulje e rritjes ekonomike, ngadalësim i kreditimit, por edhe një rënie e depozitave”. Pikërisht për këtë arsye, ka shtuar ai, është e nevojshme të ndërmerren politika për rritjen e depozitave bankare. Më tej ai ka thënë se “për vitin 2009 sektori financiar në vendin tonë nuk do të jetë aq fitimprurës sa ishte vitin e kaluar. Ndër të tjera u evidentuan probleme të shumta që do të ketë ekonomia shqiptare nga kriza botërore ku është konstatuar një rënie e përgjithshme e nivelit tregtar. Por sistemi financiar dhe ai bankar mbeten të sigurt, të mirëkapitalizuara dhe me fitim”.
Bode: “Amnistia fiskale i çliroi bizneset nga detyrimet e prapambetura”
Ministri i Financave, Ridvan Bode, tha dje se amnistia fiskale ishte një masë e dobishme për të çliruar bizneset nga detyrime të prapambetura dhe me një kosto që vinte duke u rritur. Duke nënvizuar se kjo amnisti u bë jo për të rritur të ardhurat në buxhet, Bode shtoi se, "informacionet tona janë që ka pasur një numër jo të vogël kompanish, të cilat kanë aplikuar dhe kanë përfituar nga amnistia fiskale". Të dhënat përfundimtare, sipas tij, do të bëhen të njohura në vijimësi. Sipas Bodes, "të gjithë ata që kanë pasur të drejtë ligjore për të përfituar nga amnistia fiskale kanë përfituar". Më tej ministri Bode tha se “të gjitha kompanitë që kanë qenë në procese gjyqësore, me kërkesën e tyre kanë pasur të drejtën për t’u tërhequr nga procesi gjyqësor dhe për të siguruar përfitimet që vinin nga ligji".
8 Prill 2009