Fullani Bashkepunim per nxitjen e zhvillimit ekonomik
Banka e Shqipërisë nxit bizneset dhe bankat drejt një bashkëpunimi të përbashkët, me qëllim shtimin e kreditimit dhe si rrjedhojë nxitjen e zhvillimit ekonomik. Guvernatori I Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani thekson se bankat dhe tregjet financiare në vend janë në një gjendje optimale, por sipas tij mungesa e kreditimit, po bën që investimet të jenë gjithmonë e më të pakta.
Guvernatori Fullani vlerësoi pozitivisht stimujt fiskalë të ndërmarrë nga qeveria si dhe zotimet e qeverisë për reformat e ardhshme në këtë fushë, që sipas tij garantojnë qëndrueshmëri ekonomike.
Duke deklaruar se objektivi kryesor i Bankës Qendore është ruajtja e stabilitetit të ccmimeve dhe qëndrueshmërisë ekonomike financiare, Fullani nuk përjashtoi mundësinë e rishikimit të normës bazë së interesit në të ardhmen.
Për muajin maj, inflacioni ishte 1.9 për qind, me një tendencë rritje ne krahasim me një muaj më parë, por mbetet ende nën objektivin e Bankës së Shqipërisë.