Moody’s vlerëson Shqipërinë me gradën ”B1”

“Kështu në më pak se një javë nga vlerësimi i mëparshëm (S&P) vjen vlerësimi i dytë nga Moody’s duke rikonfirmuar edhe njëherë vlerësimin e mëparshëm, por ndërkohë te dy agjencitë e pavarura kane të njëjtin opinion. Kjo është një dëshmi e kredibilitetit të ekonomisë shqiptare dhe në një kohe kur e gjithë Evropa dhe rajoni përjetojnë goditjet e krizës financiare dhe të borxheve sovrane”, bën me dije Ministria e Financave.
“Një vlerësim i tille përçon sinjale pozitive dhe është testi me i mirë për stabilitetin makroekonomik, politikat dhe reformat ekonomike në mbështetje të biznesit, përmirësimit te mjedisit fiskal dhe vazhdimësisë se reformave në vend. Biznesi dhe investitorët e huaj gjejnë një lexim të qartë në këtë vlerësim për të orientuar vendimmarrjet e tyre, dinamiken e këtyre investimeve në kushtet aktuale në Evropë”, thuhet mç tej.
Moody’s thekson se Shqipëria në të ardhmen do të kishte vlerësim në rritje nëse:
- Megjithëse Qeveria ka adresuar dukshëm problemet strukturore, fuqizimi i institucioneve do të bënte që vlerësimi për Shqipërinë të rritej menjëherë.
- Është bërë progres, ndërkohë që orientimi dhe marrja e statusit të vendit kandidat do të ishte një sinjal pozitiv i dobishëm për vlerësimin e kreditit gjithashtu.
- Sistemi gjyqësor i përmirësuar dhe eficensa e tij do të përbente një shtysë për investimet e huaja, dhe si rrjedhim pozicion më të mirë tregtar e makroekonomik të vendit.
- Ankorimi i politikave te Qeverise drejt integrimit evropian ka qene dhe mbetet orientimi me efikas ne qëndrueshmërinë ekonomike, ndaj vazhdimësia do të gjenerojë gjithnjë vlerësime pozitive në të ardhmen.
Nga agjencia ndërkohë theksohet se do te kishim një vlerësim ne ulje nëse:
- Nuk vazhdon të mbajë ritmin e programit të reformave si ato ekonomike dhe institucionale. Nevoja për të patur institucione më të fuqizuara mbetet gjithnjë një konstante në progresin e rrugës evropiane.
- Konsolidimit fiskal nuk do t’i kushtoje vëmendjen e duhur për të ruajtur treguesit makroekonomike. Gjë që deri tani është ekzekutuar në mënyrë racionale.
Zhvillimet politike dhe institucionale do të japin ndikimin e tyre ne shpejtësinë e implementimit te reformave, nxitjes se zhvillimit të shpejtë të ekonomisë e treguesve kryesore te saj. Këto tregues si gjithmonë do të jenë subjekt vlerësimi nga Moody’s dhe agjencitë e tjera. Këto vlerësime janë baza mbi të cilat investitorët shohin perspektiven ekonomike të vendit në alokimin e kapitalit. /Start/
2012-06-27 15:17