E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia dhe Maqedonia cmimet me te lira ne Europe

Maqedonia dhe Shqipëria rezultojnë me çmimet më të ulëta në Europë. Nga raporti më i fudnit i Zyrës Europiane të Statistikave mbi nivelin e çmimeve në të gjitha vendet e Europës për vitin 2011 nivelin më të lartë të çmimeve e ka patur Norvegjia dhe Danimarka, ndërsa nivelin më të ulët Shqipëria dhe Maqedonia. Kështu sipas një mesatareje europiane 100 për qind të çmimeve, Danimarka ka çmimet 42 për qind më të larta mbi këtë mesatare, e ndjekur nga vende të tjera si Suedia, Finlanda, Luksemburgu, ku niveli i çmimeve është 10-30 për qind mbi mesataren e Europës. Nga ekstremi tjetër me çmimet më të ulëta vijnë vendet e Ballkanit, ku kryesojnë Shqipëria dhe Maqedonia. Sipas EUROSTAT-it, niveli i çmimeve në Shqipëri është sa 1 për qind e mesatares së Europës. Poshtë mesatares së europës rezultojmë me cmimet më të ulëta përsa i takon grupit të pijeve alkolike dhe duhanit, ushqime dhe pije joalkoolike, restoranteve dhe hoteleve ku ka edhe nivelin më të ulët mes të gjitha vendeve Europiane, gjithashtu edhe për cmimet e transportit. Ndërsa çmimet më të larta në Shqipëri sipas Eurostat, i gjen tek veshjet dhe pajisjet elektronike. Statistikat e Brukselit njoftojnë se vendet kandidate për në BE kanë çmimet më të lira pothuajse për të gjithë artikujt. Ndërsa për çmimet e energjisë dhe pajisjeve shtëpiake, më e shtrenjta në Europë paraqitet Malta, dhe çmimet më të lira për këto produkte i ka Rumania. Bullgaria paraqitet më e lira për pajisjet elektronike. Për pajisjet shtëpiake paraqiten më lirë Bosnja dhe Maqedonia. Eurostat vëren se për shërbimet e transportit, telekomunikacionet dhe hotelerisë, sërish me nivelin më të lartë të çmimeve vijnë Norvegjia dhe Malta, ndërsa me nivelin më të ulët për këtë grup artikujsh paraqiten Bullgaria dhe sërish Maqedonia. Për shërbimet e komunikimit, Spanja dheSerbia paraqiten më të shtrenjtat, ndërsa më e lira paraqitet Qipro. Për hotelet dhe restorantet, Norvegjia dhe Danimarka janë më të shtrenjtat, ndërsa më të lira Maqedonia, Shqipëria dhe Bullgaria.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›