E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga 1 Korriku rritet paga minimale dhe maksimale

Qeveria vendos të rrisë tavanet dhe dyshimenë e vlerës së pagës, mbi të cilën mbahen kontributet shoqërore. E thënë më thjeshtë, kjo do të ketë një ndikim në rritjen e vlerës së pensioneve që qytetarët do të marrin në të ardhmen.
Për të mbledhur kontributet, qeveria përcakton një pagë minimale dhe një pagë maksimale. Sipas vendimit, i cili pritet të miratohet së shpejti nga qeveria.
Nga 1 korriku i viti 2011, paga minimale mbi të cilën mbaheshin kontributet ishte 17540 lekë në muaj dhe pagesa e kontributeve për këtë pagë ishte 4894 lekë në muaj. Me vendimin e ri qeveria ka vendosur që paga minimale për efekt kontributesh të bëhet 18295 lekë në muaj dhe si rrjedhojë, pagesa minimale e kontributeve të rritet në 5104 lekë në muaj. Nga shuma prej 5104 lekësh në muaj, pjesën më të madhe e paguan punëdhënësi dhe pjesën tjetër I punësuari.
Rritja e pagës minimale për efekt pemsiomi rrjedhimisht rrit edhe pagën maksimale mbi të cilat mbahen kontributet. Ligji, përcakton që paga maksimale mbi të cilën mbahen kontributet është pesë herë më e madhe se ajo minimale. Në ndryshimet e reja paga maksimale për efekt pensioni nga 1 korriku 2012 shkon 91475 lekë në muaj, nga 87700 që ishte më parë. Rritja e pagës minimale dhe maksimale mbi të cilën mbahen kontributet ka efekt direkt mbi paratë që marrin në dorë qytetarët, të cilat shkurtohen lehtë, por nga ana tjetër rritet kontributi dhe vlera e pensionit që një individ do të marrë në të ardhmen.

Një vendim i tillë vjen në radhën e disa vendimeve të marra, për të rregulluar raportin e pagesave me kontributeet për sigurimit shoqërore, siç ishte heqja e pagave të referencës si dhe rritja e pagës minimale, në 21 mijë lekë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›