FMN kundër: Për ne rritja ekonomike është 6 për qind
09/01/2009 Kryeministri: Ka nënvlerësim të rritjes ekonomike. Qeveria i jep fund marrëveshjes me FMN-në
Kriza globale ka ulur ritmin e rritjes ekonomike në Shqipëri. Duke kundërshtuar deklaratat e Kryeministrit për rritje dyshifrore përfaqësuesja e FMN-së, An Margret Westin thotë se rritja nuk është më shumë se 6 për qind. Kjo është shifra zyrtare për 2008-n. Deklarata është bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në konferencën e “lamtumirës” pas mbylljes së marrëveshjes së fundit 3-vjeçare me Qeverinë shqiptare. Kryeministri Sali Berisha nga ana e tij është shprehur se rritja ekonomike për Shqipërinë është e nënvlerësuar. “Ka qenë bindja ime absolute se ka një nënvlerësim të rritjes ekonomike në Shqipëri”, - tha Kryeministri.
FMN
FMN është shprehur se parashikimet për gjithë vendet e botës janë për rënie ekonomike. Shkaku i vetëm është kriza, së cilës nuk i shpëton dot as Shqipëria. “Arsyeja përse ne mbajmë parashikimin për një rritje prej 6 për qind vjetore në vitin 2008, është sepse që në tremujorin e tretë janë parë disa shenja ngadalësimi. Në nëntor të këtij viti, për shkak të krizës botërore, FMN-ja reduktoi parashikimet për rritjen ekonomike për këtë viti dhe vitin tjetër, për të gjitha vendet e botës”, është shprehur përfaqësuesja e përhershme e FMN-së, An Margaret Westin. Ajo theksoi faktin se të dhënat mbeten të luhatshme dhe të ndryshueshme, sepse maten për herë të parë nga INSTAT-i. “Ne jemi të kënaqur për nxjerrjen e të dhënave nga INSTAT-i që tregojnë për rritje ekonomike rreth 10 për qind deri në fund të tremujorit të tretë të vitit 2008. Por treguesit 3-mujorë të GDP-së bazohen në disa tregues më të ngushtë se ata me të cilët matet GDP vjetore. Mënyra sesi është matur GDP-ja reflekton formalizimin e ekonomisë. Por kjo edhe pse është pozitive, nuk reflekton rritje ekonomike në vetvete”, - tha Westin.
Financat
Ministri i Financave theksoi se vendi është prekur më pak se vendet e tjera nga kriza. “Shqipëria për shkak të masave të ndërmarra në bashkëpunim me Fondin, u prek më pak nga këto kriza, qoftë nga rritja e çmimeve, qoftë nga kriza e fundit financiare”, - tha Bode. Duke ju referuar kritikave të vazhdueshme të FMN-së, ministri Bode pranoi se bashkëpunimi me mbikëqyrësit ndërkombëtarë nuk ka qenë i lehtë. “Sigurisht që ka qenë e vështirë për ne për të bindur Fondin që në fillim për progresin e arritur dhe reformat e ndërmarra, por ne kemi gjetur një rrugë tepër komode të bashkëpunimit me FMN –në dhe ajo është krijimi i buxheteve shtesë. Asnjë nga reformat tona nuk ka njohur bllokim për shkak të këtij bashkëpunimi. Sot ne i japim fund kësaj mënyre bashkëpunimi për të gjetur forma të reja të bashkëpunimit me Fondin. Sot është një ditë e lumtur për të gjithë, por jo aq shumë për Ministrinë e Financave”, - tha Bode.