FMN nuk ka ulje të TVSH–së

18/05/2005 Misioni ka miratuar shitjen e Albtelekom dhe ka shuar çdo iluzion të biznesit për TVSH të përshkallëzuar
Ulja ose përshkallëzimi i TVSH-së është një obsion fiskal që nuk mund të pranohet nga FMN-ja, e cila e shikon si mjaft problematike premtimin e bërë nga të dy krahët e politikës. Pas draftit ekonomik të KOP-it, ku ulja dhe përshkallëzimi i TVSH–së ishte tema kryesore, edhe Kryeministri ka bërë premtime përpara biznesit, pikërisht për dy variantet e mundshme të reduktimit të masës së TVSH–së. Por duket se, pavarësisht premtimeve elektorale dhe dëshirës së politikanëve për të bërë për vete biznesin, FMN-ja nuk ka luajtur asnjë presje nga deklaratat e veta. “Nuk i di premtimet e qeveritarëve, por duke iu referuar TVSH–së, mund të them se në të gjitha eksperiencat e vendeve të Botës, TVSH-ja me dy nivele ka sjellë evazion fiskal“, është shprehur Julio Escolano, shef i Misionit të FMN–së. Sipas shefit të Misionit të FMN-së, TVSH-ja me dy nivele kërkon një administrim fiskal të specializuar, pasi evazioni me këtë sistem TVSH-je është mjaft i lartë. “Tregtarët i blejnë produktet me TVSH të ulët dhe i shesin me TVSH të lartë dhe është shumë e vështirë të kontrollohet“, tha në lidhje me këtë fakt, Escolono. Sipas kreut të Misionit, të mendosh për një TVSH të përshkallëzuar, do të thotë të punosh për ata që janë të pasur dhe të varfërosh më shumë të varfërit. “Një masë e ulët e TVSH-së për mallrat e konsumit do të thotë një lloj subvencioni dhe normalisht ata që kanë më shumë para do të blejnë më shumë dhe do të fitojnë më shumë nga ky subvencion, ndërkohë që ata që kanë pak para dhe nuk kanë konsum të lartë, do të dalin prap të humbur“, ka shpjeguar Escolano argumentet kundër përshallëzimit të TVSH-së. Por ndërkaq, duket se FMN-ja edhe pse nuk ka pëlqyer të jetë direkte, nuk është shprehur pro uljes së TVSH–së. Duke shpresuar se buxheti i këtij viti, mbështetur në raportin e drejtë të të ardhurave me shpenzimet që pritet të sjellë një sufiçit, do të “prodhojë“ më shumë para për qeverinë, Escolano e ka lënë në dëshirën e qeverisë nëse këto para duhet t’i përdorë për investime ose t’i shpenzojë për të mbuluar deficitin fiskal, që do të krijohet nga ulja e TVSH–së. Sipas FMN–së, ulja e TVSH–së varet shumë nga mbledhja e të ardhurave dhe ka disa taksa që vazhdojnë të thellojnë deficitin në buxhet me mosrealizimin e tyre. Kështu, taksa e tatimit personal dhe e sigurimeve shoqërore vazhdon të jetë problem dhe, sipas Escolano-s, duhet punuar më shumë nga administrata fiskale. “Ka vend për përmirësime dhe në mbledhjen e TVSH–së“, tha Escolano gjatë konferencës për shtyp.
Albtelekomi, FMN e kënaqur me shitjen
FMN është shprehur e kënaqur me shitjen e Albtelekom dhe ka inkurajuar qeverinë shqiptare të vazhdojë me procedurat. “Eshtë në dorën e qeverisë shqiptare të përcaktojë nëse është e drejtë ose jo pranimi i një oferte të vetme“, ka deklaruar Escolano në lidhje me ofertën e vetme të ardhur nga “Turk Telekom“. Por, gjithsesi, duket se FMN-ja ka filluar që tani të diskutojë me qeverinë për një projektbuxhet të ri, ku do të angazhohen paratë e marra nga shitja e Albtelekomit, të cilat mendohet se do të shkojnë për investime në sektorët prioritarë. “Ne do të mirëpresim një përfundim të suksesshëm dhe një privatizim të shpejtë të Albtelekomit, i cili duhet të çojë në përmirësimin dhe në një ofertë më konkurruese të shërbimeve të telekomunikacionit në treg si dhe menaxhim më të mirë të tij“, është shprehur Escolano. Ndërkaq lidhur me Albtelekomin, ministri i Financave, Arben Malaj, është shprehur se qeveria ka marrë në konsideratë arkëtimin e parave nga Albtelekom, duke planifikuar dhe mënyrën se si do të shpenzohen paratë, ku përparësi do të kenë arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura.
Marrëveshja e re, detajet në nëntor
FMN-ja ka rënë dakord paraprakisht me qeverinë shqiptare për të vazhduar edhe një tjetër program trevjeçar, pasi të përfundojë programi i këtij viti. Programi përfundon në nëntor dhe, kjo do të jetë dhe koha kur do të përcaktohen modalitetet për marrëveshjen e re, për të cilën do të bihet dakord me qeverinë që do të jetë në nëntor. “Ne kemi deklaruar se do të nënshkruajmë një marrëveshje me qeverinë e re në nëntor dhe ka pak rëndësi për ne se cila do të jetë ajo“, ka deklaruar Escolano, duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me deklaratat e politikanëve mbi një shtyrje të nënshkrimit të marrëveshjes me qeverinë. “Qëlloi që në nënshkrimin e marrëveshjes së re të ishin zgjedhjet, nga e cila do të dalë dhe qeveria e re“, ka sqaruar Escolono.
Zgjedhjet, ndikime mbi ekonominë
Zgjedhjet kanë një impakt psikologjik mbi biznesin dhe konsumatorët e në fund dhe mbi zhvillimet ekonomike, por qeveria ka marrë të gjitha masat për të ruajtur parametrat e premtuar. Duket se ky ka qenë mendimi jo vetëm i FMN–së, por dhe i ministrit të Financave dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. “Eshtë herët për të folur për ndikim, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndikime“, ka deklaruar lidhur me këtë fakt shefi i Misionit, Escolano. Sipas FMN–së është e rëndësishme të minimizohet efekti negativ, duke i qëndruar besnik politikave ekonomike dhe objektivave të përcaktuar më parë. “Qeveria duhet të zbatojë ato politika që garantojnë investitorët dhe pas zgjedhjeve do t’i jepet kohë të përcaktojë disa objektiva të vetat në programin e ri që do të hartojë”, është shprehur Escolano. Këtë fakt e ka pranuar dhe kreu i BSH-së, Fullani, i cili ka deklaruar se, “zgjedhjet ndikojnë gjithmonë mbi ekonominë, por e rëndësishme është që ne t’i përmbahemi politikave monetare dhe atyre fiskale”, u shpreh Adrian Fullani, Guvernatori i BSH-së.
Zhvillimet makroekonomike
Një periudhë e vazhdueshme me politika të matura fiskale dhe monetare, i ka lejuar BSH-së të ulë normat e interesit me 350 pikë bazë që nga fillimi i 2003-shit, ndërkohë që ka mbajtur një inflacion të ulët dhe një nivel të mjaftueshëm rezervash valutore. Pjesërisht dhe si rezultat i kostove më të ulëta të huamarrjes, kredia për ekonominë në fund të marsit 2005 u rrit me 50 për qind nga viti i kaluar, duke mbështetur normat dinamike të rritjes jo inflacioniste dhe duke rritur rëndësinë relative të sektorit privat. Rritja e prodhimit vendas, sidomos në bujqësi dhe në energji, ka çuar në uljen e importeve në raport me PBB-në. Këto faktorë së bashku tregojnë për një normë rritjeje prej 6 për qind për 2005-ën.
Reformat strukturore
Një nga sfidat kryesore në afatin e mesëm është përmirësimi i grumbullimit të të ardhurave, duke përfshirë këtu zgjerimin e bazës së taksueshme, forcimin e administrimit në taksa dhe dogana, si dhe formalizimin e veprimtarive ekonomike. Në këtë aspekt, FMN-ja mirëpret zbatimin e sistemit kompjuterik ASYCUDA në gjashtë pika doganore dhe mbështet përdorimin e modulit të vlerësimit të riskut në doganat e Tiranës dhe të Durrësit, të planifikuar në fillim të korrikut si një mënyrë për të rritur efektivitetin dhe për të reduktuar hapësirat për abuzivizëm të zyrtarëve publikë. Eshtë e qartë se përparimi në rritjen e nivelit të investimeve të huaja dhe reduktimi i informalitetit mund të bëhet vetëm me një sistem modern të administimit tatimor.
Sektori privat
Megjithë përmirësimet në pamjen e përgjithshme makroekonomike, një rritje ekonomike e nxitur nga eksportet ende nuk ka zënë rrënjë dhe vazhdon të pengohet nga mungesa në infrastrukturë dhe dobësi institucionale. Në kuadrin e një deficiti ende të lartë tregtar dhe rënies së mundshme me kalimin e kohës së transfertave të jashtme, duke përfshirë dhe ato të emigrantëve, impulsi i rritjes duhet të vijë nga rritja e produktivitetit në sektorin privat. Shqipëria ka nevojë për të tërhequr investime direkte të mëdha strategjike të nevojshme, për të rritur pjesën e vet të tregut si në tregun vendas dhe në atë të huaj. Progresi në këtë drejtim do të kërkojë rritje në infrastrukturë si dhe përmirësime të prekshme në integritetin e institucioneve publike dhe të klimës së biznesit në përgjithësi.