Gjermania angazhohet për zgjerimin e KS
18/05/2005 OKB
Gjermania së bashku me Brazilin, Indinë dhe Japoninë angazhohen për zgjerimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Për këtë, këto katër kombe kanë përpiluar një projektrezolutë, e cila parasheh zgjerimin e Këshillit nga 15 në 25 anëtarë. Anëtaret e reja duhet të kenë përgjegjësitë dhe detyrimet e njëjta sikur anëtarët aktual të Këshillit të Sigurimit, thuhet ndër të tjera në projektrezolutë. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, pat paralajmëruar në mars se pret që deri në muajin shtator të vendoset për reformat në Këshillin e Sigurimit. Zgjerimi i Këshillit vendoset nga vet ai dhe dy të tretat e votave të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.