Kush nuk paguan kredinë, humbet shtëpinë

18/05/2005 Apartamentet e Entit të Banesave
Rreth 2100 apartamente të Entit të zëna me forcë do t’i kalojnë në pronësi bashkive, nëse nuk u paguhet vlera
Banorët e rreth 2100 apartamenteve të zëna me forcë, pasi janë ndërtuar nga Enti Kombëtar i Banesave në të gjithë vendin, do të kenë edhe një shans për të paguar shtëpinë e tyre, ose për ta humbur atë përfundimisht. Bëhet fjalë për apartamente të ndërtuara në të gjithë vendin me paratë e Entit të Banesave dhe që janë zënë nga familje në nevojë, të cilat deri më sot nuk kanë paguar asnjë lek për shtëpinë që kanë zënë. Edhe pse u është dhënë disa herë afat, justifikimi se nuk kanë të paguajnë, ka bërë që Enti të mos arkëtojë asnjë lek për apartamentet e harxhuara, duke mbajtur në bilancet e veta vetëm paratë e harxhuara për ndërtim. “Me fondin e Entit Kombëtar të Banesave janë ndërtuar vit pas viti apartamente në të gjithë vendin, të cilat janë zënë me forcë dhe deri më sot e kemi patur të pamundur të gjejmë një zgjidhje“, ka sqaruar specialisti. Për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate, Enti ka prezantuar në Komisionin e Ekonomisë një tjetër projektligj, që pas anulimit të ligjit 8030, bën të mundur rregullimin e kuadrit ligjor për zgjidhjen e këtij konflikti. “Ligji i përgatitur ka zëvendësuar ligjin 8030, por ka po ato obsione ndihmëse për familjet në nevojë, që përcakton dhe rregullat me të cilat duhet të paguajnë shtëpinë“, sqaron një prej specialistëve nga Enti Kombëtar i Banesave. Ligji parashikon
pagimin e vlerës së plotë të shtëpisë me anë të një kredie që shteti do t’u akordojë të gjitha familjeve që kanë zënë apartamentet. Kredia do të jetë me kushte lehtësuese deri në 25 vjet dhe me interesa të papërfillshme. Vlera e shtëpisë do të përcaktohet në bazë të kostos me të cilën është ndërtuar apartamenti. Kjo bëhet që shtetit t’i kthehet mbrapsht vlera që ka harxhuar për ndërtimin e shtëpive. Në rast të kundërt, apartamentet për të cilat familjarët nuk do të paguajnë do t’i kalohen në kompetencë bashkive përkatëse në çdo rreth, të cilat pasi t’i konfiskojnë do të kenë të drejtë t’i japin me qera. Kështu, Enti Kombëtar i Banesave e ka prezantuar projektligjin pas miratimit nga Këshilli i Ministrave në Parlament, me qëllim që të fillojë zbatimin e tij brenda 2005-ës. “Ligji parashikon që në 2006-ën, në rast se nuk kanë filluar të paguajnë shtëpitë, atëherë ato do t’i kalojnë në pronësi bashkisë, e cila do të aplikojë dhënien me qira”, ka deklaruar specialisti i Entit Kombëtar të Banesave.
Dhoma Amerikane e Tregtisë organizoi panairin e përvitshëm të punës
Panairi, fluks i lartë kërkesash për punë
Edicioni i Pestë i Panairit të Punës ka shënuar një nivel të lartë pjesëmarrjeje të personave të interesuar për të gjetur një punë më të mirë. Sipas të dhënave, në panair janë prezantuar të gjithë ata që kanë plotësuar aplikantin, por dhe të tjerë që janë informuar në momentin e fundit nga shtypi. Në ditën e parë, përfaqësuesit e 11 kompanive kanë pritur aplikantët për të zhvilluar intervista pune, mbas të cilave do të përzgjidhen elementët fitues.
Duket se këtë vit interesi për të punuar në kompani si Dhoma Amerikane e Tregtisë është rritur dhe në ditën e fundit të dorëzimit të aplikacioneve janë mbledhur 400 formularë pune të plotësuar. “Kompanitë janë njohur paraprakisht me formularët e punës dhe kanë bërë selektimin e tyre, duke pranuar kandidatët më të favorshëm“, thotë drejtoresha e “Amcham“, Luli Faber. Vitin e kaluar, nga zhvillimi i panairit të punës, që po kthehet në një aktivitet të përvitshëm, përfituan vendet e punës 15 persona. “Nga ai aktivitet kuptuam se vendet e punës në kompanitë e mëdha nuk fitohen me njohje, por me kurrikulume dhe eksperienca të forta“, tha për “Metropol“, Floreta Luli Faber. Kështu në datat 17–18, rreth 320 aplikantët e përzgjedhur do të intervistohen nga përfaqësuesit e kompanive të mëdha dhe do të konkurrojnë për 90 vende pune në 11 kompanitë më të njohura të vendit.
90 vende pune
11 kompani
400 konkurrent
Miratohet vendimi për faljen e kamatvonesave të sigurimeve
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar vendimin e qeverisë për të falur kamatvonesat e sigurimeve shoqërore të papaguara gjatë 2004-ës. “Vendimi i marrë në 2004-ën për sigurimet e 2003-shit ka patur ndikim pozitiv dhe mund të thuhet se nga 4.2 milionë lekë, borxhi u reduktua në 3.4 milionë dhe 500 milionë erdhën vetëm nga fermerët“, sqaroi në Komisionin e Ekonomisë, Ilir Beqja. Kështu me anë të një vendimi, qeveria vendosi të falë kamatvonesat e sigurimeve shoqërore të prapambetura për 2004-ën, duke lehtësuar me dhjetëra biznese që janë vonuar të paguajnë këtë detyrim. Subjektet private që paguajnë sigurimet shoqërore për punonjësit e tyre, mund të mos i paguajnë në kohë, duke bërë që për çdo muaj t’u shtohet dhe kamatvonesa. Pikërisht, kjo lloj gjobe është eliminuar, duke u kursyer subjekteve private paratë dhe duke u lënë kohë të paguajnë detyrimet e prapambetura. “Eshtë falur vetëm borxhi i krijuar nga kamatvoneast jo principali, por gjithsesi mund të thuhet se fatura e kamatvonesave është më e lartë se ajo e sigurimit“, tha Ilir Beqja. Kështu vendimi parashikon që sigurimet shoqërore të vonuara të vitit 2004, duhet të paguhen patjetër pa u mbyllur viti 2005. "Falen kamatvonesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore, të papaguara deri më 31.12.2004, nga ndërmarrjet dhe shoqëritë me kapital tërësisht shtetëror, nga institucionet shtetërore, buxhetore dhe jobuxhetore, nga ndërmarrjet dhe shoqëritë me kapital të përbashkët me shtetin, nga personat juridikë dhe fizikë privatë dhe nga personat e vetëpunësuar në bujqësi, me kusht që detyrimet për kontributet të arkëtohen brenda datës 31.12.2005", bën të ditur vendimi i qeverisë. Kështu duket se kamatvonesat do t’u falen edhe atyre që i kanë paguar sigurimet, duke u njohur vlerën e pagesës së arkëtuar.