E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hetimet, Galloway, para komisionit

18/05/2005  Një ligjvënës britanik është nisur për në Uashington për t’iu përgjegjur akuzave se ka përfituar nga sanksionet naftë-për-ushqime që i ishin vënë regjimit të Sadam Huseinit. George Galloway pritet të vijë nesër për të dalë para Komisionit të Senatit amerikan që heton individët e akuzuar se kishin ndihmuar regjimin e Sadam Huseinit t’i anashkalonte sanksionet naftë-për-ushqim. Komisioni thotë se udhëheqësit e Irakut u dhanë të drejtë për të blerë naftë me çmim të ulët, me vlerë prej miliona dollarësh zotit Galloway, ish-ministrit të Brendshëm të Francës, Charles Pasqua dhe zyrtarëve rusë. Komisioni thotë se këta individë përfituan më pas nga shitja e naftës me çmime më të larta. Zoti Pasqua i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se ai është objekt i një fushate amerikane kundër Francës. Një zyrtar rus me influencë, i akuzuar nga komisioni, nuk ka pranuar se ka bërë ndonjë shkelje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›