Këshilli Evropës në kërkim të një roli të ri
18/05/2005 Varshavë
Me anë të një thirrje për mbështetje të reformave demokratike në Evropen Lindore, Presidenti polak, Aleksandër Kvasnievski, hapi samitin e Këshillit të Evropës. Këshilli i Evropës ka shtruar në këtë konferencë çështjen e rolit të ri në kohën kur BE në vazhdimësi po zgjerohet. Në konsultimet e organizuara në kështjellën e Varshavës po marrin pjesë shefa të shteteve dhe qeverive të 46 vendeve, në mesin e të cilëve edhe Kancelari Gerhard Schrëder. Këshilli i Evropës, i themeluar në vitin 1949 është e vetmja organizatë evropiane, ku krahas Rusisë janë të përfaqësuar edhe ish-republikat sovjetike si Gjeorgjia, Armenia, dhe Azerbajxhani. Këshilli i Evropës tani është organizata e parë mbarevropiane, që cilësohet edhe si instancë kontrolluese e të drejtave të njeriut.