E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN përfundon misionin në Shqipëri

Shqipëria, pasi mbylli me shumë sukses bashkëpunimin shumëvjeçar me Fondin Monetar Ndërkombëtar, kalon në një fazë tjetër bashkëpunimi me ketë institucion duke u bazuar në Artikullin 4. Kryeministri Berisha e falënderoi zonjën Ann- Margret Westin për bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe qeverisë shqiptare, si dhe për kontributin e dhënë nga FMN-ja në zbatimin e reformave të gjithanshme dhe të suksesshme të ndërmarra nga kjo qeveri.

Me tej, Kryeministri e siguroi zonjën Westin se në këtë fazë të dytë të bashkëpunimit me FMN-në, sipas Artikullit 4, qeveria shqiptare është përsëri shumë e hapur dhe bashkëpunuese me këtë institucion për të çuar përpara reformat e nisura, si dhe shumë të tjera.

Nga ana e saj, përfaqësuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë e falënderoi Kryeministrin Berisha për mbështetjen e dhënë dhe për bashkëpunimin e frytshëm dypalësh me qeverinë shqiptare. Suksesi i këtij bashkëpunimi është shprehur tashmë edhe në rezultatet e arritura nga qeveria në reformat fiskale, në stabilitetin financiar e makro-ekonomik të vendit në këto 4 vitet e fundit.

Më tej, zonja Westin u shpreh se po largohej nga Shqipëria me mbresa shumë të mira dhe se Fondi Monetar Ndërkombëtar është i hapur për bashkëpunim të mëtejshëm me qeverinë shqiptare.

                                                                                             

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›