FMN, perfitimet qe vijne pas anetaresimit
Luljeta Krasniqi
Konsultimet me Fondin Monetar Nderkombetar e rrisin besimin e investitoreve dhe te komunitetit nderkombetar, qe Kosova eshte nje vendi i mire per te investuar dhe, njekohesisht, krahas benefiteve, anetaresimi ne FMN sjell edhe obligime per Kosoven. Keshtu ka vleresuar drejtori ekzekutiv i Fondit Monetar Nderkombetar, Age Baker. Duke e konsideruar anetaresimin e Kosoves ne FMN si nje proces pozitiv, Baker tha se ekonomia e Kosoves ka pasur trende pozitive, por qe ka edhe sfida te shumta qe ajo do te duhet t'i tejkaloje dhe ne kete drejtim, shtoi ai, anetaresimi ne FMN do t'i ndihmoje shume Kosoves. "Kredite e FMN-se bazohen ne nje program ekonomik. Aktualisht, nuk mendoj qe Kosova ka nevoje per kredi te FMN-se per arsye financiare, por do te bisedojme edhe per kete detaj pas konsultimeve me Qeverine e Kosoves", pohoi Baker. Nese Kosoves i duhen mjete nga FMN-ja, drejtori ekzekutiv i FMN-se potencoi se Kosova duhet t'i kerkoje ato nepermjet nje aplikacioni te Qeverise ne FMN. Nderkaq, ministri i Ekonomise dhe Financave, Ahmet Shala, ritheksoi edhe nje here rendesine e anetaresimit te Kosoves ne kete institucion nderkombetar monetar. "Ne do te jemi ne bashkepunim dhe ne koordinim te plote me FMN-ne dhe nese eshte nevoja dhe nese harmonizohen te gjitha objektivat tona zhvillimore dhe mundesite e zhvillimit te ndonje programi te vecante, sigurisht qe do t'i qasemi edhe atij procesi", tha Shala.
Po ashtu, me procedure te pershpejtuar, deputetet e Kuvendit te Kosoves i kane dhene mbeshtetje projektligjit per anetaresimin e Republikes se Kosoves ne Fondin Monetar Nderkombetar dhe ne Organizatat e Grupit te Bankes Boterore. Deputeti nga radhet e Partise Demokratike te Kosoves, Rame Buja, u shpreh: "Duke pasur parasysh rolin qe ka, funksionin qe ka, nevojen qe kemi ne per anetaresimin ne keto mekanizma financiare nderkombetare, ne si grup parlamentar e mbeshtesim si projektligj edhe proceduren e shpejtuar, qe ky te behet sa me shpejt i realizuar dhe te ecim me ritmin qe deshirojme te ecim", deklaroi Buja.
Edhe deputetet nga radhet e Lidhjes Demokratike te Kosoves kane vleresuar se nje projektligj i tille do te ndihmoje Kosoven ne anetaresimin e metutjeshem ne institucionet monetare nderkombetare. Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosoves, thekson: "Mbeshtetja per angazhimin e institucioneve tona e ben te qarte qe ka ardhur koha qe duhet te votojme ligjin".
Edhe deputeti nga radhet e Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Haki Shatri, tha se duke qene te vetedijshem per rendesine e krijimit te bazes ligjore per anetaresimin e Kosoves ne institucionet nderkombetare, AAK eshte e gatshme te jape kontributin ne forma te pershpejtuara te miratimit te ketij ligji. "Eshte dashur me shume angazhim; se paku nje vleresim i kostos ka mundur te nxirret i perafert", potencon ai.
Pro anetaresimit te Kosoves ne FMN kishin votuar 96 shtete, 38 kane abstenuar, kurse 10 vende ishin kunder.