E Shtunë, 31 Tetor 2026

UIKEND zbulon bazen e droges

Fier- Operacioni i koduar UIKEND zbulon rrjetin e trafikut te narkotikeve. Agjentet e antidroges kane mesyre ne fshatin Gjorgos te komunes Cakran te Fierit mbremjen e djeshme, duke prangosur dy persona me lidhje farefisnore me njeri-tjetrin dhe sekuestruar 100 kg hashash. Burime zyrtare bene me dije se arrestuan te dyshuarit Muhamet Muskaj, 20 vjec, dhe xhaxhane e tij, Ylli Muskaj, 47 vjec.

Per zbulimin e ketij rrjeti agjentet kishin nisur hetimet nje muaj me pare, duke perdorur edhe survejime dhe teknikat e pergjimit. Gjate kontrollit te ushtruar dje ne banesat e familjeve Muskaj ne fshatin Gjorgos, eshte gjetur sasia prej 100 kg hashash, e futur ne 20 thase. Ne banesen e 20 vjecarit Muhamet Muskaj mesohet se eshte gjetur sasia prej 20 kg hashash e ambalazhuar ne kater thase, ndersa pjesa tjeter prej 80 kg hashash, e futur ne 16 thase, eshte zbuluar ne banesen e Ylli Muskajt.

Burime policore thane se droga eshte kultivuar gjate vitit 2008 dhe me pas eshte perpunuar dhe futur ne thase. Ditet e fundit xhaxhai dhe nipi ishin vene ne levizje per te shitur narkotikun, duke kerkuar kontakte brenda dhe jashte vendit. Si destinacion nderkombetar mendohej transporti ne drejtim te Greqise. Por goditja eshte bere pikerisht ne momentin qe droga ishte paketuar dhe do te fillonte transporti me mjete. Nje agjent qe mori pjese ne operacion tha per gazeten "KJ" se droga ishte fshehur e gjitha ne kasollet prane banesave te familjeve Muskaj.

Gjate operacionit te dyshuarit nuk kane bere asnje lloj rezistence dhe jane izoluar ne ambientet e paraburgimit te komisariatit te Fierit, ku dhe u moren ne pyetje. Ylli dhe Muhamet Muskaj kane pranuar autoresine, por nuk kane dhene shpjegime te metejshme per personat te cileve do ua shisnin drogen. Hetimet po i kryen nje grup specialistesh te Antidroges se Fierit, deri ne kalimin e ceshtjes ne gjykate per mase sigurie.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›