Kur do ta nderrosh partine?
Nga Albin Kurti
Ne skenen politike kosovare vazhdojne kalimet nga njera parti te tjetra. Keto kalime jane kalime figurash publike, por edhe kalime anetaresh nga deget e nendeget partiake. Kalimet e llojit te pare i kuptojme nga konferencat per media qe inaugurojne kuadrin e ri ne parti, ndersa kalimet e llojit te dyte i kuptojme serish nga mediat qe raportojne per numra librezash te reja. Secila parti perpiqet te na e mbjelle pershtypjen se eshte e fuqishme dhe se po forcohet. Sigurisht, duke qene te vetedijshme se pikerisht pershtypja jone do te mund t'i bente njemend te tilla. Mirepo, te fuqishme per cka? Ku do te aktualizohet fuqia e tyre eventuale? Ne votat qe do t'i marrin ne zgjedhjet e ardhshme, natyrisht. Jo ne bashkimin e Mitrovices ose ne hapjen e fabrikave qe do te punesonin mijera vete. Fuqia qe ata duan ta rrezatojne eshte fuqi mbi neve qytetaret e Kosoves - fuqi e marrjes se votes sone dhe jo e te qenit ne mbrojtje te te drejtave tona dhe ne sherbim te plotesimit te nevojave tona.
Kalimet e anetareve dhe kuadrove nga partia ne parti, jane trajtuar kryesisht nga prizmi i motiveve qe mund te kene pasur ata. Pa dyshim se eshte mire te identifikohen arsyet e personit qe porsa e nderroi partine, dhe asisoj te provojme qe te mesojme mandej dicka me shume per partine ku ai aderoi dhe per partine qe porsa u braktis prej tij. Analistet pergjithesisht kane konkluduar qe kalimet nga kjo parti te ajo tjetra jane bere per motive personale te kaluesve, thuajse ata qe mbeten neper partite e tyre te vjetra na paskan motive krejtesisht tjera. Mirepo, dicka me e thelle se kaq besoj te jete me e rendesishme. Me pare sesa dilemat per motivet e nje apo disa personave qe e nderrojne partine, pyetja e duhur qe duhet ngritur eshte se cka i ben te mundura kalimet e tilla? Pra, cila eshte ajo rrethane, cilat jane ato kushte qe e bejne kaq te lehte nderrimin e partise? Sepse, te gjithe jemi deshmitare, qe kur zyrtare te larte partish shkojne nga nje parti te tjetra kemi vecse tronditje mediale por jo edhe tronditje partiake. Trajtimi qe i eshte bere ketyre transfereve zakonisht ka pasur me shume efekt maskues sesa demaskues, anipse ky mund te mos kete qene fare qellimi i trajtuesve. Shumica e analizave qe kane shtjelluar kalimin nga njera parti te tjera kane rene ne gracken e dallimeve artificiale ndermjet partive qe vete ato duan t'i projektojne. Trajtimi qe niste me motivet individuale te mundshme per nderrimin e partise ka perfunduar ne potencimin e dallimeve ndermjet partive. Trajtimi qe do te niste me vete partite menjehere do te konstatonte qe, per dallim nga dallimet e tyre, e perbashketa e partive kryesore eshte marramendese: qe te gjitha ato jane dakord me decentralizimin, privatizimin, ICO-ne, EULEX-in, shuarjen e TMK-se, integrimet ne BE dhe NATO, mosbashkimin me Shqiperine, largimin e UNMIK-ut vetvetiu etj. etj. Eshte pikerisht e perbashketa e partive me te medha politike ne Kosove ajo qe si nje mal gjigant perben shtratin e lehtesise se kalimit nga nje parti te tjetra pa kurrfare sikleti. Duke qene aq te ngjashme, ato kane ura te shumta kalimi ndermjet veti. Duke qene kaq te ngjashme, nderrimi i partise nuk i ndryshon ato. Kur kesaj i shtojme edhe historine e tyre te promiskuitetit (fillimisht ishin te trija bashke ne koalicion dhe qe prej atehere dy nga dy: LDK-AAK dhe PDK-LDK), pohimet e llojit "shkova ne partine tjeter sepse aty ku isha s'mund te beja ndryshime' dalin qesharake. Nuk munda te kontribuoj per Kosoven ne filan partie, realisht, e ka kuptimin se Kosova nuk po mund te kontribuonte me per politikanin ne fjale ne ate parti.
Dallimet ndermjet partive ne Kosove jane dallime te imazhit te tyre statik, te imazhit qe eshte pershtypje kumulative per njerezit e kryetarit, te imazhit pjese themelore e te cilit eshte fytyra e buzeqeshur e kryetarit te partise. Edhe analizat qe u behen jane te inkorporueshme. Te jene me transparente, me aktive, me te pergjegjshem. Ose, thuhet qe ata para ketyre kane vjedhur me shume a me pak, kane rrejtur me shume a me pak, varesisht se cilit tabor i takon analisti.
Sidoqofte, eshte e qarte qe nuk behet fjale per dallime thelbesore, per dallime ne qendrime ideologjike apo ne projekte politike. Madje, ideologjia e partive politike e kerkon njelloj konsistence dhe njelloj vetedije diferencuese, nderkaq keta jane qysh e lyp puna - ashtu sic u thone, ashtu bejne, sepse, ashtu u kane thene. E permbushin ideologjine e padroneve, jo per shkak te asaj ideologjie por per shkak te padroneve. Dhe, objektivisht, ai qe e ka sovranitetin e ka me tamam ideologjine dhe projektin politik sepse e ka mundesine dhe garancine per zbatimin e tyre: pushtetin e vertete. Gjithsesi, eshte ky Piter Feit, por edhe Tina Kajdanow e ca te tjere andejpari. Prandaj, problemi themelor ne Kosove nuk eshte se cila parti po lobon me shume jashte vendit per njohjet e pavaresise, por fakti qe edhe brenda vendit tone te pavarur duhet lobuar tek vendimmarresit e vertete, e qe jane te huajt. Demokracia ne Kosove eshte paradhome. Aty presin politikanet e zgjedhur qe te lobojne te nderkombetaret. 'Lobby' ne anglisht do te thote paradhome ose korridor. Keta s'hyjne dot ne dhomat kur aty merren vendimet, por vetem presin korridoreve si paciente. Politika kosovare nuk lobon, pra, vetem jashte vendit, por edhe brenda vendit. Jashte vendit politikanet lobojne per njohjet e Kosoves, porse brenda lobojne per njohjen e vetvetes nga qeveritaret e vertete nderkombetare. Ne kete situate, barrikadimi ne nje parti te caktuar politike nuk eshte fare politik. Me e cuditshme eshte pse politikanet kosovare nuk i nderrojne me shume partite sesa pse kete tashme e bene disa prej tyre.