"Punesimi dhe dinjiteti i qytetareve, shtyllat kryesore te programit te LSI"
Meta garanton nga Korca se LSI ka nje plan per te nxjerre vendin nga kriza. Kreu i LSI ka zhvilluar nje miting ne Pallatin e Sportit "Tamara Nikolla", ne qytetin e Korces, ku kane marre pjese gjithe kandidatet per deputete te kryesuar nga Petrit Vasili. Si per te sfiduar Berishen, teksa ka zhvilluar pas Durresit, dhe dje ne te njejten dite me kryeministrin, miting ne qytetin e serenatave, Meta theksoi se dy jane shtyllat kryesore te programit te LSI, punesimi dhe dinjiteti i qytetareve, ndaj dhe besoj se ju do te votoni per programin tone. Teksa u ka uruar fitoren kandidateve te LSI, Meta ka nenvizuar se vendi eshte ne krize dhe duhet rrugedalje. "Une jam sot ketu, jo vetem se dhe me pak se nje muaj na ndajne nga dita e zgjedhjeve, por une jam sot ketu, sepse Shqiperia eshte ne krize, sepse shqiptaret jane duke perjetuar nje varferi ne rritje dhe nje kosto jetese te paperballueshme. Shqiptaret jane te papune dhe te pashprese dhe une se bashku me ekipin e LSI kemi nje plan konkret per t'ju ofruar pune te gjithe shqiptareve dhe per te mbrojtur dinjitetin e tyre nga keqqeverisja dhe varferia", ka qene deklarata e Metes. Ai eshte shprehur se garanton te gjithe fermeret se Meta dhe qeveria e tij nuk do te lejoje qe prodhimet e tyre te kalben, se kane nje plan konkret per te shpetuar bujqesine e per ta kthyer ne faktor te rendesishem per rritjen ekonomike te vendit. "Ne kemi nje plan te qarte per te hapur 100 mije vende te qendrueshme pune ne kater vitet e ardhshme. Ne kemi nje program te qarte per te ofruar te pakten nje vend pune per cdo familje te varfer ne qarkun e Korces dhe ne te gjithe Shqiperine. Prandaj dy jane shtyllat e programit te LSI punesimi dhe dinjiteti i qytetareve ndaj dhe besoj se ju do te votoni per programin tone", ka deklaruar Meta. Per te cilin, edhe Berisha pas shpalljes se programit te LSI, per hapjen e 100 mije vendeve te reja pune, beri dy premtime te ndryshme pa u menduar fare dhe deklaroi se do te hapte 300 mije vende pune dhe ne Konventen e fundit te PD, premtoi 160 mije vende. "Ju e dini se ai nuk eshte ekonomist, por ai mesa duket nuk eshte me as doktor. Ndaj LSI ka nje plan konkret per te nxjerre dhe shendetesine nga kriza", tha Meta. S.P
Vota
Ai i kerkoi qytetareve korcare, qe te votojne kunder te papergjegjshmeve, pasi Shqiperia ne keto momente krize ekonomike ka nevoje per nje lidership te ri per te shpetuar bujqesine, shendetesine, ekonomine dhe arsimin.
Vota
Ai i kerkoi qytetareve korcare, qe te votojne kunder te papergjegjshmeve, pasi Shqiperia ne keto momente krize ekonomike ka nevoje per nje lidership te ri per te shpetuar bujqesine, shendetesine, ekonomine dhe arsimin.