E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuza, kallëzimi i vajzës për Bombaj qe hakmarrje

01/06/2011  Regjizori e përjashtoi nga grupi artistik. Përgjimi:”Profesorin e kam në dorë, do tja nxij jetën

TIRANE-Kallëzimi penal ndaj regjizorit Leonard Bombaj për akuzën e përdhunimit të një 15 vjeçare është bërë për hakmarrje. Ky është konkluzjoni i prokurorisë e cila pas hetimeve të kryera dhe përgjimeve telefonike të 15 vjeçares me inicialet B.D, ka konstatuar se i gjithë skenari për implikimin e regjisorit Bombaj në një histori përdhunimi është një veprim hakmarës që u iniciua nga ish-nxënësja e tij B.D dhe këngëtari Arkimend Lusha që njihet me emrin artistik “Stresi”. Më pas në këtë histori u implikuan dhe tre personat e tjerë shtetasit tashmë të pandehur Rolado Kurtit, Elis Bashës dhe Sebastian Ukcamajt. Mësohet se vitin e kaluar 15 vjeçaria është përjashtuar nga grupi artistik “Kripëzmjaltat” që drejtohet dhe administrohet nga regjizori Leonard Bombaj. Nuk dihen me saktësi motivet e këtij përjashtimi, por sipas prokurorisë kjo ka qënë indicia kryesore që 15 vjeçaria ka ndërmarë një plan hakmarës ndaj ish-pedagogut të saj. Ajo ka kryer ndaj Bombaj një denoncim për kryerjen me dhunë të marëdhënie seksuale, që momentalisht është pushuar nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda. Sipas burimeve, hakmarrja e vajzës 15 vjeçare provohet dhe në përgjimet telefonike. Në disa biseda që prokuroria ka aritur të përgjojë, ka rezultuar se 15 vjeçaria komunikon me këngëtarin “Stresi”, duke i pohuar këtij të fundit: “Tani e kam në dorë profesorin, mbaje mend cfarë do i bëj. Kam për tia nxirë jetë”. Këto fjalë por dhe shumë të tjera i kanë krijuar bindjen prokurorëve se kallëzimi i 15 vjeçares është një skenar hakmarës i saj dhe në këto kushte kanë vendosur të pushojnë hetimet për këtë vepër penale, duke vijuar procedurat e tjera lidhur me kallëzimin e bërë nga regjizori Bombaj ndaj katër personave të lartpërmendur. Momentalisht, prokuroria pothuajse ka mbyllur të gjitha veprimet hetimore ndaj katër të pandehurve dhe pret vetëm ekzekutimin e urdhër-arresteve për katër të dyshuarit që akuzohen për gjobëvënie ndaj regjisorit Leonard Bombaj. Nuk dihen arsyet e kësaj vonese, por burime pranë Prokurorisë thonë se nga informacionet që disponojnë, katër të dyshuarit Arkimend Lusha që njihet me emrin artistik “Stresi”, Rolado Kurti, Elis Basha dhe Sebastian Ukcamajt ndodhen brenda kufijve të vendit dhe se asnjëri prej tyre s’është larguar jashtë shtetit. Ndërkohë lidhur me këtë çështje dy ditë më parë në ambientet e Prokurorisë për Krime të Rënda ka qenë dhe kallëzuesi regjisori Leonard Bombaj. Ky i fundit nuk ka dhënë deklarime, por ka takuar hetuesit e çështjes ku kanë biseduar lidhur me daljen e informacioneve në median e shkruar.

Bombaj dorëzon përgjime

Në fashikujt hetimore prokuroria ka administruar një sërë provash duke filluar nga pamjet filmike të sekuestruara në qëndrën tregtare “ETC”, video përgjime që janë dorëzuar nga vetë i dëmtuari Leonard Bombaj si dhe një sërë prova materiale që mendohet se vene me shpatulla pas murit katër të pandehurit e kësaj dosje. Pritet që shumë shpejt çështja të dërgohet për shqyrtim gjyqësor Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›