I vjedhin çantën në autobus për Tiranë
Nuk la pa shfrytëzuar rastin një emigrant dhe vodhi çantën e një zonje, e cila po shkonte te nëna e saj e sëmurë në Shqipëri. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Një zonjë emigrante u nis nga Athina me autobus për në Tiranë, pasi kishte nënën e saj të sëmurë rëndë. Në të njëjtin autobus hipën edhe tre persona të tjerë që zbritën afër qytetit të Lushnjës. Kur këta zbritën nuk morën vetëm çantat e tyre, por edhe të zonjës që gjendej në autobus. Do mundeshim të thoshim se është thjesht ngatërresë mirëpo nuk është kështu. Nëse ishte ngatërresë ata do të linin njërën prej çantave të tyre, në rastin konkret morën një çantë më shumë, kështu që kjo quhet vjedhje. Shoferi i autobusit shprehu dëshpërimin e tij dhe keqardhjen për disa emigrantë që duan të rrojnë me djersën e të tjerëve. Shoferi theksoi gjithashtu se ka njoftuar rajonet e policisë të Tiranës dhe Elbasanit për të ndaluar dy hajdutët emigrantë. Psikologjia e zonjës që shkoi për nënën e saj të sëmurë u rëndua më shumë nga humbja e çantës që kishte shumë vlerë dhe tani gjendet në spital në Tiranë.
#