E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN rrit çmimin e naftës

Bursa

Në rritje dhe afër 76 dollarëve për fuçi lëvizën çmimet e naftës në transaksionet elektronike në Azi pas parashikimeve të reja optimiste të Fondit Monetar Ndërkombëtar për rritjen ekonomike botërore dhe rritjen e kërkesës nga Shtetet e Bashkuara. Sipas portalit “karburant.com”, FMN-ja i rishikoi parashikimet e saj në rritje për ekonominë botërore në vitin 2010, me gjithë problemet që ka shkaktuar kriza e borxhit publik në Europë. Sipas parashikimeve të reja të Fondit, ritmi i rritjes botërore do të arrijë në 4.6 për qind nga 4.2 për qind që ishte vlerësuar në prill. Fondi nuk i lëvizi parashikimet e tij për vitin 2011, duke vlerësuar se rritja do të jetë në 4.3 për qind. Tregu i karburanteve u forcua gjithashtu nga raporti javor i Ministrisë amerikane të Energjisë, e cila tregoi ulje të rezervave strategjike të naftës bruto në Amerikë.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›