Kufitarët prangosin një lezhjan dhe një dibran
Arrestimet
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë kufitare të Sarandës ditët e fundit. Nën akuzën e favorizimit të trafikut klandestin është vënë në pranga Bardhok Ndreca, banor i Lezhës. Ai është kapur nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë në afërsi të fshatit Livadhja, duke ndihmuar disa persona për kalimin e paligjshëm të kufirit. Në prangat e policisë kufitare ka përfunduar edhe Gazmir Karoshi nga Dibra. Ai është kthyer si deportiv nga Greqia dhe i janë vënë prangat pasi ishte person i shpallur në kërkim për “plagosje të rëndë me dashje”.
#