E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN sfidat kryesore te ekonomise shqiptare borxhi i madh publik zhvillimi i ngadalte dhe ndikimet negative rajonale

Ne nje raport ku analizon gjendjen e ekonomise se Shqiperise Fondi Monetar Nderkombetar thekson se Shqiperia e ka perballuar mire krizen globale fale politikave te shendosha financiare te miratuara gjate viteve para krizes te cilat ofruan hapesira per te zbutur efektet e saj. Sistemi financiar thote FMN-ja perballoi stresin e shtuar ne periudhen menjehere pas krizes dhe arriti te shmange deshtimin e sistemit te kreditimit megjithese cilesia e burimeve financiare shqiptare u ul.

Situata pas krizes thekson FMN  paraqet sfida te rendesishme.  Sipas Fondit Monetar rritja ekonomike pritet te jete rreth 25 perqind kete vit nje ngadalesim nga 3 perqind qe ishte ne vitin 2009 dhe 2010. Te ardhurat buxhetore ne menyre te perseritur nuk jane realizuar thekson FMN-ja duke cuar ne shkurtime te medha gjate rishikimeve gjashte mujore te buxhetit si ne vitin 2010 edhe ne 2011 nderkohe qe borxhi publik po i afrohet kufirit prej 60 perqind te Prodhimit te Pergjithshem te Brendshem GDP.

FMN-ja thote se situata politike ne vend mbetet e percare duke kercenuar arritjen e konsensusit per reformat perfshire ato qe nevojiten  per te siguruar statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Shqiperia thekson FMN-ja ndeshet me rreziqe afat-shkurtera duke patur parasysh ekspozimin e madh ndaj vendeve ne periferi te eurozones. Marrja e masave paraprake duke patur parasysh zhvillimet ne periferi te eurozones eshte thelbesore per te ruajtur qendrueshmerine financiare nderkohe qe ne te njejten kohe Shqiperia duhet te zgjidhe sfidat kritike te reformave strukturore.

Sipas FMN-se sfidat kryesore me te cilat perballet ekonomia shqiptare jane  borxhi i madh publik rritja e ngadalte e prodhimit dhe ndikimet negative rajonale. Marrja e masave papraprake dhe te qendrueshme eshte e nevojshme per te siguruar qendrueshmerine fiskale per te ruajtur stabilitetin financiar dhe permiresuar mjedisin e investimeve. Sipas FMN-se perparesia afat-shkurter dhe afat-mesme per Shqiperine eshte konsolidimi i buxhetit.

FMN-ja i ben thirrje autoriteteve shqiptare te miratojne nje strategji te besueshme per pakesimin e borxheve. FMN-ja  thekson se nje kornize me e mire makroekonomike e bazuar ne perllogaritje me realiste te te ardhurave do te ndihmonte ne shmangien e mosrealizimeve te perseritura buxhetore te se kaluares.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›