E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet seanca Meta-Prifti, mungonte ekspertiza e videos

Gjykata e Lartë ka shtyrë sërish seancën gjyqësore ndaj ish zv kryeministrit Ilir Meta, i cili akuzohet për korrupsion masiv. Arsyeja ka qenë mungesa e ekspertimit të video- përgjimit nga ana e ekspertëve.

Seanca është zhvilluar në orët e para të mëngjesit, ku në sallë nuk ka qenë i pranishëm i pandehuri Meta dhe gjithashtu nga tre ekspertët ishte paraqitur vetëm Artur Rrahmani. Sipas këtij të fundit akti i ekspertimit nuk është i plotë  sepse nuk është bërë e mundur verifikimi i auticintetit të videos me arsyen seDVD ja origjinale ka qënë për shqyrtim nga trupi gjykues.

Ndërkohë vetë relatori i çështjes është shprehur se nga ana e ekspertëve nuk është bërë kërkesë për të tërhequr videon nga gjykata.

Një seancë më parë prokurori ka kërkuar që ekspertimi i videos të kryhet nga programe të licensuara, dhe jo të shkarkuara nga interneti. Në këtë mënyrë është siguruar edhe  pajisja e cila do të bjë të mundur verifikimin e videos.

Gjykata e ka shtyrë seancë në datën 31tetor, ku do të pritet ekspertiza mbi vërtetësinë e videos.

/ K.T / IDEA /

Shkrime të tjera me interes:

  1. Shtyhet dhënia e pretencës për Gërdecin
  2. Çështja Meta: Kolegji, tjetër refuzim prokuroisë
  3. Procesi Meta, gjykata mbron ekspertet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›