Truku për të zhbllokuar i-Pad
Versioni i ri i OS 5,sistemi i ri operativ për Apple, ka një problem për sigurinë.
Problemi prek vetëm versionin e dytë të tabletit dhe verifikohet kur përdoret një “smart cover” perdja magnetike që “kapet” tek i-Pad 2 për të mbrojtur ekranin. Normalisht, kur kjo perde ngrihet aktivizon automatikisht “display-n” duke lënë të lirë hyrjen e menjëhershme tek aplikimet dhe dokumentat.Nëse vendoset që të përdoret një kod për hyrjen, duke ngritur “smart cover-in” shfaqet një “dritare” ku kërkohet që të vendoset kodi, pa të cilin nuk është e mundur hyrja tek përmbajtja e i-Pad-it.
Mirëpo siç shpjegojnë tek 9to5mac, ka një rast ku sistemi nuk funksionon dhe lë të lirë hyrjen tek informacionet edhe pa futur kodin e sigurisë.
Mjafton të bllokosh një i-Pad 2 të mbrojtur nga fjalëkalim e të mbash shtypur butonin në anën e sipërme deri sa të shfaqet në ekran komanda për ta fikur, pa e çaktivizuar, mjafton ti mbështesësh sipër një “smart cover” pastaj ta heqësh e të klikosh tek tasti “cancel” aty ku të kërkon nëse do ta fikësh apo jo i-Pad 2. Në këtë pikë është e mundur të hysh në tablet edhe pa futur kodin për ta zhbllokuar.
Defekti duket se ka të bëjë vetëm me OS 5 për i-Pad 2, gjithsesi on-line gjenden disa sinjalizime nga ana e klientëve që kanë versionin e mëparshëm të sistemit operativ, të cilët kanë hasur të njëjtin problem.
Apple nuk ka dhënë ende shpjegime në lidhje me këtë, ndërkohë kush përdor bllokimin me kod të i-Pad 2 mund të evitojë pjesërisht problemin duke çaktivizuar funksionin e zhbllokimit automatik me anë të “smart cover”.
(adisin/BalkanWeb)