Konfindustria: Biznesi në 2011-n, në vend numëro
Konfindustria shqiptare nxjerr raportin e situatës ku ndodhet biznesi në Shqipëri, dhe ndryshe nga herët e tjera publikon edhe sektorët të cilët kanë vështirësi nga periudha janar-shtator 2011 në krahasim me vitin 2010-të. Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku u shpreh për mediat: Analiza krahasuese e sektorëve industrialë është mbështetur në dy tregues bazë, përkatësisht: shitjeve të realizuara dhe fitimit të maturuar. Në bazë të të dhënave të cilat kanë ardhur nga grupet e bizneseve dhe duke bërë krahasimin me 9 mujorin e viti 2010-të rezulton se gjendja vazhdon e njejtë edhe këtë vit. Madje në këtë periudhë vihet re vazhdimësia e mungesave të likuiditeteve. Ndërkohë, kryesisht në sektorët që prodhojnë për eksport, janë vënë re shenja përmirësimi gradual krahasuar me vitin 2010 dhe sidomos me dy vitet pararendëse 2008/2009. Ndër të tjera Buxhuku shtoi se biznese si industria mekanike, e përpunimit të hekurit dhe e llamarinave, e prodhimit të tullave dhe tjegullave, mobilieve, plastikës, letrës situata paraqitet në të njejtat nivele me vitin e shkuar: vazhdojnë përgjithësisht në nivelet e periudhës së vitit 2010, që nga ana e tij është një tregues qartësisht negativ kundrejt 2 viteve paraardhëse 2009 dhe 2008.Një tjetër vështirësi me të cilën ndeshet biznesi në vend është edhe ekzistenca e një shkallë të lartë e vonesave të pagesave nga të tretët (porositësit) për volumet e prodhimeve të kryera. Sipas raportin të Konfindustrisë sektorët e industrisë që shërbejnë për eksportet, të cilët futen në kategorinë e industrisë së rëndë dhe që janë energjia elektrike, nafta, mineralet, çeliku paraqiten në gjendje më të mirë përsa i përket kushtëve të të bërit biznes. Madje këta sektorë kanë shenuar tregues të qëndrueshëm të shitjeve dhe fitimit në 9-mujorin e vitit 2011. Përsa i përket përmisimeve duket se ato janë shënuar në industritë fason që përfshin industrinë e përpunimit të lëndës së parë, që importohet (tekstile, këpucë). Përmisim që vjen si rrjedhojë e një rënieje të ndjeshme të ofertës nga vendet e Afrikës së Veriut, dhe të kërkesës në rritje nga tregjet ndërkombetare për fasonin shqiptar.
Shkrime të tjera me interes: