Lezhë, policia parandalon vrasjen arrestohet në flagrancë autori.
Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Sokol Kovacaj i datëlindjes 1975 i cili ka tentuar të vrasë me armë të ftohtë thikë shtetasin tjetër Pal Prendi.
Shtetasi Pal Prendi i cili është dëmtuar rëndë është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, deri tani nuk ka të dhëna mbi gjendjen e tij.
Po ashtu nuk bëhen të ditura ende arsyet tentativës për vrasje, ndërkohë që policia ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e cështjes.
Pas parandalimit të krimit dhe arrestimit të autorit Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim shtetasin Simon Zefi, i dyshuar si bashkëpuntor i autorit të krimit, dhe është duke marrë masat për gjetjen e tij.
Prej policisë mësohet se të dy këta shtetas akuzohen për veprën penale të “vrasjes me dashje të mbetur në tentativë”.
(adisin/BalkanWeb)