Tërmeti në Turqi, 279 të vdekur
Turqi- Kryeministri Erdogan konfirmoi se tërmeti i fuqishëm në juglindje të vendit me magnitudë 7.3 Rihter shkaktoi 279 të vdekur, dhe 1300 të plagosur.
Nga të personat që humbën jetën ishin nga qyteti i Van, dhe të tjerët nga qyteti Erkis. Si pasojë e tërmetit që tronditi dje Turqinë u ndërpre energjia elektrike, duke vështirësuar punën e grupëve të kërkimit. Ndërkohë pak më vonë u rregjistrua dhe një tjetër tërmet me magnitudë 6.1.
Presidenti i Shtetëve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama tha se do ti qëndrojnë afër Turqisë në një fatkeqësi të tillë. Po ashtu sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun tha se Kombet e Bashkuara janë në dispozicion për ti ofruar ndihmë Turqisë. Mbështetje për Turqinë ofroi edhe shteti i Izraelit. Edhe përse turqia nuk kërkoi ndihmë nga ndërkombetarët për të përballuar situatën.
Shkrime të tjera me interes: