E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statuja e Lirisë bëhet Hi-Tech

New York për 125 vjetorin e saj, në 28 Tetor, Statuja e Lirisë do të marrë një “dhuratë” Hi-Tech: "Lady Liberty", siç e quajnë amerikanët monumentin e tyre më të njohur, do të pajiset me një aparat të sofistikuar web-cam i pozicionuar tek pishtari.

Kjo “dhuratë” do ti lejojë kujtdo nga çdo anë e botes të ketë në kohë reale, duke u lidhur me internet në sitin e autoritetit të portit të New Yorkut, një këndvështrim me të vërtetë të vecantë mbi Mollën e Madhe, (siç quhet ndryshe New Yorku).

Web-cam do të jenë pesë e do të aktivizohen me rastin e ceremonisë që është programuar për të festuar “ditëlindjen” e statujës-ikonë dhuruar Shteteve të Bashkuara nga Francezët në 1886.

Dotë jetë ngjarja kulmore e një jave të tërë ku do të përkujtohet data historike.
Falë teknologjisë, që prej kompjuterit do të mund të arrihen këndvështrime të reja të New Yorkut, midis të cilave një pamje panoramike prej 180 gradësh. Do të jetë e mundur të shihet deri dhe mbërritja e trageteve, dhe përparimi i punimeve i Freedom Tower e World Trade Center, atje ku gjendeshin Kullat Binjake.

(adisin/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›