FMN sot në Athinë, inspekton financat
ATHINE- Një ekip i FMN pritet të vizitojë sot Greqinë për të inspektuar financat e vështira të këtij vendi. Zyrtarët grekë kanë njoftuar se programi i rreptë i qeverisë do të kalojë në sitën e hollësishme të FMN-së, ku sic duket Greqisë do ti vihet nota e ndërkombëtarëve lidhur me atë se sa ky program arrin të kapërcejë krizën e rreptë buxhetore që po kalon ky vend dhe qe po rrezikon gjithë zonën euro.
Kjo është vizita e parë e ekipit të organizatës financiare botërore që pas marrëveshjes muajin e kaluar me BE-në për ta ndihmuar Greqinë për shlyerjen e borxhit të madh ndaj organizmave botërore.
Sipas marrëveshjes, Greqia do të marrë hua si nga FMN-ja, edhe nga vendet e Eurozonës me kushte të caktuara. Por mungesa e hollësive për këtë plan shpëtimi për ekonominë greke ka shkatuar pasiguri në tregjet financiare, në se Greqia mund t’i shkyejë borxhet tepër të mdëha pa ndihmën nga jashtë.
Athina duhet ta rifinancojë borxhin prej 70 miliardë dollarësh që duhet ta paguajë këtë vit.
(e.n/BalkanWeb)