Babai tentoi të hidhej me 3 fëmijët nga pallati
TIRANE-Një ngjarje e pazakontë ka vënë në lëvizje policinë e Tiranës sot paradite. Sot rreth ores 13:00 te mesdites një burrë i moshes rreth 40 vjec me 3 fëmijët e tij eshte ngjitur në një tarracë pallati 6 katësh përballë Ministrisë së Drejtësisë në Bulevardin "Zogu I Parë" duke kercenuar se do të hidhej nga lartësia. Mesohet se femijet nje vajze dhe dy djem jane ne moshe te mitur dhe rezultuan se mbaheshin nga babai i tyre qe tentoi te hidhej nga tarraca e pallatit. Burri nderkaq lexonte nje flete ku me ze te paqarte tregonte motivet se pse do hidhej se bashku me femijet. Deshmitaret kane degjuar fjalet e letres ku thuhej "Dua pronat e mia, askush nuk mi merr pronat".
Menjehere ne vendgjarje u mblodhen tuma njerezish qe te frikesuar lajmeruan policine per ngjarjen qe po ndodhte. Efektivet u perpoqen me ane te nje negociatori te bindin babain me 3 femijet te mos hidhej nga ndertesa. Negociatori bindi per pak minuta babain te largohej nga buza e tarraces se bashku me femijet. Mesohet se babai eshte larguar nga zona e rrezikshme e tarraces, por ndodhet momentalisht ne brendesi te tarraces.
Policia nuk ka bere ende te ditur identitetin e shtetasit dhe te fëmijëve.
(Víjon)
(d.b/BalkanWeb)