E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulet pa leje ne Rinas, kerkohen 900 mije leke gjobe

Prokuroria e Tiranes kerkoi dje shpalljen fajtor dhe denimin me gjobe, per pilotin italian i cili u ul pa leje ne aeroportin "Nene Tereza", Rinas. Prokurori i ceshtjes i kerkoi gjykates denimin me 900 mije leke gjobe, per shtetasin italian. Lubrano akuzohet nga prokuroria, pasi mesditen e 4 gushtit 2008, duke udhetuar me avionin e tij sportiv personal "Lufthansa", eshte ulur ne pisten e aeroportit te Rinasit, pa marre me pare lejen e kulles se vrojtimit. Italiani sipas akuzes, udhetonte me nje mjet fluturues qe sipas hetuesve hyn ne kategorine e aeroplanit super te lehte. Kete ulje pa leje, biznesmeni italian Lubrano e ka argumentuar si te detyrueshme, pasi avioni i tij kishte pesuar avari ne motor dhe duhej patjeter te ulej, ne te kundert, rrezikonte te shperthente ne ajer.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›