E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Pse duhet hequr TVSH për konsumin

Pas propozimit për heqjen e tatimit mbi vlerën e shtuar për ushqimet, socialistët kanë depozituar në Kuvend edhe propozimin për uljen e TVSH nga 20 në 6 për qind për energjinë elektrike. Gazeta boto sot të plota dy relacionet, ku deputetët e PS argumentojnë pse heqja e TVSH do ti shërbejë uljes së varfërisë në vend, dhe pse ky veprim sot është më jetik se kurrë. Propozimi i PS për energjinë, çuditërisht nuk ka një kosto të përafërt për ndikimin në buxhet nga një veprim i tillë, ndërsa ai për heqjen e TVSH për bukën dhe uljen në 10 për qind për ushqimet e tjera, ka një kosto afërsisht 1.3 miliardë lekë.
TVSH për energjinë
Socialistët propozojnë që TVSH për energjinë nga 20 për qind që është aktualisht, të bëhet 6 për qind. Në relacionin që shoqëron projektligjin, tashmë të depozituar dhe të futur në kalendarin e punimeve të Kuvendit, theksohet se nga ky vendim do të përfitojnë të gjithë qytetarët, pasi sipas PS, të gjitha familjet konsumojnë mbi 100 kilovat drita në muaj. Në argumentimin e saj, PS tregon se energjia në Shqipëri është më e shtrenjta në të gjithë rajonin dhe se ulja e TVSH do të ndihmonte shumë familjet e varfra.
Nga 1 janari i vitit 2010, faturat e energjisë elektrike u shtrenjtuan me 13 për qind. Deri në 300 kilovatët e parë të konsumit mujor, në fillim të 2010-s, çmimi u rrit nga 7 lekë/kwh që ishte në 2007-n, në 7.7 lekë/kwh. Ndërsa për bandën e dytë, mbi 300 kilovat, çmimi u rrit nga 12 lekë/kwh në 13.5 lekë/kwh.
Me çmimet që u rritën në janar të 2010-s, në fund të muajit një familje që konsumon 300 kilovat, duhet të paguajë 2310 lekë energji. Kësaj shume i shtohet edhe TVSH me 20% dhe në total fatura bëhet 2.720 lekë. Pra, shtrenjtimi i faturës ishte 250 lekë në muaj, për familjet që konsumojnë 300 kilovat në muaj. Në relacion, PS shpjegon se nga ulja e TVSH do të fitojnë të gjithë familjet shqiptare. Sot në Shqipëri ka 523 mijë konsumatorë familjarë që konsumojnë mesatarisht mbi 100 kwh në muaj dhe që paguajnë mesatarisht rreth 8.436 lekë TVSH në vit. Zbritja e kësaj shifre me 14% do të thotë që çdo familje shqiptare do të kursente të paktën 5.905 lekë në vit, aq sa do ti duheshin për ti blerë librat e shkollës fillore një prej fëmijëve të familjes.
TVSH për ushqimet
PS propozon që për ushqimin kryesor, bukën, miellin, grurin, qumështin dhe vezën, TVSH të bëhet zero. Sipas PS, janë më shumë se 120 mijë familje shqiptare që zyrtarisht jetojnë në varfëri, dhe rishikimi i këtij tatimi do të ndihmonte direkt në rritjen e konsumit. PS propozon gjithashtu që TVSH të bëhet 10 për qind, për vajin, orizin dhe sheqerin, edhe këto produkte bazë të jetesës. Propozimi tjetër është ai i përjashtimit të ilaçeve dhe shërbimeve shëndetësore nga TVSH. Aktualisht, këto shërbime dhe ilaçet taksohen me 10 për qind. Socialistët e argumentojnë uljen e TVSH me rritjen e çmimeve gjatë viteve të fundit. Sipas llogaritjeve të socialistëve, çmimet e barnave janë rritur me 43%, të shërbimit shëndetësor me 50%, ndërsa mielli, buka, sheqeri, vaji, orizi janë rritur mesatarisht me 52 për qind. Socialistët në argumentimet e tyre përmendin edhe rritjen e çmimeve të këtyre produkteve në tregjet botërore, duke cituar se disa prej tyre janë rritur edhe me tri herë. Kështu p.sh, në vitin 2006 çmimi i orizit ishte 325 $/ton, sot është 1010 $/ton, sheqeri brenda të njëjtës periudhë ishte 300$/ton, sot është 1100 $/ton, vaji ishte 700 $/ton, ndërsa sot është 1200 $/ton dhe gruri në vitin 2006 ishte 100 $/ton, ndërsa sot është 350 $/ton.. Sidoqoftë, për PS, heqja e TVSH për këto produkte do të sillte një efekt financiar në ulje, me vlerë prej 3.7 miliardë lekë. Kaq pritet të jetë edhe kursimi për familje shqiptare që përdorin këto ushqime. Nevojat për mallrat vaj, sheqer, oriz plotësohen të gjitha nga importi dhe përgjysmimi i TVSH-së për këto mallra do të sillte një efekt në buxhetin e shtetit jo më të madh se 1,8 mld lekë. Ndërsa tatimi me 0% TVSH i grurit, miellit, bukës, qumështit dhe vezëve do të ketë një efekt jo më shumë se 1,9 mld lekë…. Heqja e TVSH-së për ilaçet do të lehtësonte pagesën e tyre për qytetarët në masën 1,3 mld lekë.

Propozimet e PS
TVSH 0%
për grurin, miellin, bukën, qumështin dhe vezën
TVSH 10%
për vajin, sheqerin dhe orizin
Përjashtim nga TVSH
për barnat dhe shërbimet shëndetësore
TVSH 6%
për energjinë që konsumohet nga familjarët

TVSH për ushqimet, ilaçet dhe shërbimin shëndetësor

Relacioni
Ushqimet bazë të shportës konsumatore, sot në Shqipëri zënë më shumë se gjysmën e buxhetit të çdo familjeje me të ardhura mesatare, ndërkohë që shumica dërrmuese e familjeve shqiptare në fund të muajit nuk kursejnë dot asgjë nga të ardhurat e tyre. Kjo periudhë vazhdon të karakterizohet nga një rritje e ngarkesës fiskale, nga një shtrenjtim i mallrave dhe shërbimeve jetikë, si dhe një shpërndarje e pabarabartë e pasurisë së vendit. Barra fiskale për çdo familje shqiptare gjatë 5 viteve të fundit është rritur me 18%. Gjatë kësaj periudhe, megjithëse të ardhurat disponibël për konsum ishin rritur me 44 %, vetëm disa nga zërat bazë për të përballuar jetesën e përditshme janë rritur si më poshtë:
· Energjia elektrike është rritur    62 %;
· Barnat janë rritur                43 %;
· Shërbimi shëndetësor është rritur    50 %;
· Mielli, buka, sheqeri, vaji, orizi janë rritur
mesatarisht me                    52 %.
Kryesisht për shkak të krizës ekonomike dhe financiare që ka mbërthyer prej kohësh ekonominë globale, çmimet ndërkombëtare, sidomos të produkteve bazë, gjatë këtyre pesë viteve të fundit janë dy ose trefishuar. Kështu p.sh, në vitin 2006 çmimi i orizit ishte 325 $/ton, sot është 1010 $/ton, sheqeri brenda të njëjtës periudhë ishte 300$/ton, sot është 1100 $/ton, vaji ishte 700 $/ton, ndërsa sot është 1200 $/ton dhe gruri në vitin 2006 ishte 100 $/ton, ndërsa sot është 350 $/ton. Gjatë gjithë kësaj periudhe, qeveria nuk ka bërë asgjë tjetër përveçse ka vazhduar të tatojë konsumatorin shqiptar, që është ai që në fund paguan bashkë me çmimin TVSH-në, në masën 20%. Kjo do të thotë se çdonjëri prej nesh ka paguar me disa fish më shumë TVSH në vite, ndërsa qeveria nuk ka marrë asnjë masë për ta parandaluar këtë rritje në kurriz të konsumatorëve, sidomos atyre me të ardhura të pakta.
Ndërkohë, prej disa vitesh, në Shqipëri është vendosur një sistem i plotë referencash, ku në mënyrë arbitrare qeveria përcakton nivelet e çmimeve, duke ndikuar padrejtësisht, në mënyrë të drejtpërdrejtë në treg dhe në konkurrencën e lirë. Për fat të keq, vetëm pak pasi në janar të këtij viti u fut në skemën e TVSH-së dhe taksimi i ilaçeve me 10%, u pa se çmimi i ilaçeve jo vetëm që nuk u ul, por u rrit në rastin më të mirë, në masën e TVSH-së së vendosur, pra 10% dhe se ky eksperimentim dështoi. Heqja e TVSH-së për ilaçet do të lehtësonte pagesën e tyre për qytetarët në masën 1,3 mld lekë.
Në kushtet kur varfëria jo vetëm që nuk është ulur, por është rritur, kujtojmë këtu se janë rreth 120 mijë familje shqiptare që mbahen me ndihmë ekonomike, sidomos në zonat rurale të vendit, në kushtet kur shifra e papunësisë po ashtu është rritur, në kushtet e një ngadalësimi të mëtejshëm të ritmeve të rritjes ekonomike, del e domosdoshme që të rritet konsumi. Një ndër mënyrat për ta bërë këtë, është pa dyshim ulja e barrës fiskale për familjet me të ardhura mesatare apo nën mesatare.
Në kushtet e problemeve serioze me deficitin dhe borxhin publik (sovran) të ek

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›