Stub: Bisedime serioze për zgjidhjen e çështjes së emrit
Ministri i jashtëm finlandez, Aleksandër Stub, gjatë një vizite në Shkup u shpreh për bisedime serioze për të zgjidhur çështjen emrit.
Ai tha se kjo çështje duhet të përmbyllet një e herë e përgjithmonë dhe gjithashtu la të kuptohet një angazhim më të madh të BE-së.
Deklarata e tij vjen vetëm pak javë para se Shkupin ta vizitojë ndërmjetësi i OKB-së, Mattheë Nimtez.
Ai do të vizitojë edhe Athinën, kur priten sinjalet e para nëse dy vendet janë të gatshme të arrijnë zgjidhje të çështjes rreth 20 vjeçare.
Ministri i jashtëm finlandez, Stub u prit nga homologu i tij i Maqedonisë Antonio Milloshovski, i cili pas mesazheve që dëgjoi tha se ka ardhur koha që edhe Greqia të tregohet në vepër përtej retorikës që thotë se është e angazhuar të zgjidhë çështjen e emrit.
Maqedonia është duke marrë vazhdimisht mesazhe të tilla nga diplomatët, për të përmbyllur diskutimin rreth emrit të Maqedonisë, për të cilin Gerqia thotë se duhet të ketë edhe një shtesë gjeografike, që të dallojë nga emri i Maqedonisë historike të cilën ajo e konsideron pjesë të trashëgimisë së saj.