FOKUS – Kanadaja shpall kundërtarifat prej 25% për çelikun dhe aluminin amerikan

TORONTO, 12 mars /ATSH-DPA/ – Kanadaja ka njoftuar kundërtarifa në përgjigje të tarifave prej 25% të vendosura nga presidenti i SHBA Donald Trump për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit.
”Duke filluar nga mesnata tarifat do të vendosen për produktet amerikane si kompjuterët dhe mjetet, me vlerë rreth 20 miliardë dollarë”, thanë disa ministra kanadezë në një konferencë shtypi.
Ministri i Financave Dominic LeBlanc tha se tarifat e Trump ishin të pajustifikuara.
“Ne nuk do të qëndrojmë në këmbë ndërsa industritë tona ikonike të çelikut dhe aluminit janë në shënjestër të padrejtë”, citohet të ketë thënë LeBlanc.
“Arsyetimi për këto tarifa ndryshon çdo ditë”, tha ministrja e Jashtme Mélanie Joly në të njëjtën konferencë për shtyp.
”Ne nuk do të tërhiqemi dhe nuk do të dorëzohemi para këtij detyrimi. Ne duhet të luftojmë kundër këtij absurditeti”, tha Joly.
Ministri francez i Inovacionit, Shkencës dhe Industrisë François-Philippe Champagne akuzoi qeverinë amerikane për krijimin e kaosit që sipas tij po rriste koston e sendeve të përditshme për njerëzit në të dy anët e kufirit.
Trump argumenton se importet e tepërta të çelikut dhe aluminit kërcënojnë sigurinë kombëtare të SHBA./ /os/