FOKUS – Ukraina godet objektivat në Rusi me raketa ATACMS të prodhuara nga SHBA-ja

KIEV, 19 nëntor /ATSH-DPA/- Sipas shtabit të përgjithshëm ushtarak të Ukrainës, forcat e armatosura ukrainase bombarduan një depo municionesh ruse në rajonin kufitar rus të Bryansk gjatë natës.
Mediat ukrainase raportuan se raketat ATACMS të furnizuara nga SHBA-ja – janë përdorur në sulm, duke cituar zyrtarë ushtarakë të paidentifikuar.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi gjithashtu se gjashtë raketa ATACMS kishin goditur territorin rus gjatë një sulmi ukrainas.
“Presidenti amerikan, Joe Biden ndryshoi politikën për të lejuar Ukrainën të përdorë armët me rreze të gjatë – për të goditur objektivat në territorin rus”, sipas raporteve të mediave amerikane.
Qeveria amerikane nuk e ka konfirmuar publikisht ndryshimin, por zyrtarët gjithashtu nuk i kanë kundërshtuar raportet.
Ukraina ka sulmuar në mënyrë të përsëritur objektiva brenda Rusisë, por më parë ka përdorur armë të prodhimit ukrainas.
Raportet nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Vendimi i SHBA-së për të lejuar Ukrainën të përdorë armët amerikane për të sulmuar Rusinë më thellë – thuhet se erdhi si përgjigje ndaj dislokimit të ushtarëve të Koresë së Veriut në Moskë. //a.i/