E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS nuk merr përsipër të çudisë

Nuk besoj se ekzistonnjë paketë rregullash që të kthejnë realitetin përreth nesh në një fotografi të mirë apo jo. Nuk besoj se një ekspozitë është e lehtë ta ndërtosh, por gjithmonë kam menduar se t’i japësh jetë një aktiviteti, të shtrirë në vite, të krijosh fytyrën e një eventi, ta përmirësosh atë nga viti në vit, ta ndërkombëtarizosh, ta kthesh aktivitetin në një qendër interesi për më shumë artistë fotografë e nëpërmjet tyre të ekspozosh arritjet dhe vlerat e fotografisë bashkëkohore, është akoma më e vështirë se sa një ekspozitë e vetme, është një sfidë e vërtetë.

Sfida “FOKUS”i bashkohet me dinjitet“MARUBI”-tnë Tiranë, “SOTIRI”-tnë Korçë, “GJON MILI”-t në Prishtinë. Në këtë vit të tretë aktiviteti “FOKUS” sjell jo vetëm arritjet e fotografisë së sotme në Shqipëri por edhe ato të komunitetit të madh të fotografëve në botë.

Privilegjin për ta patur tradicion fotografinë nuk e ka asnjë vënd. Ajo është bërë tashmë gjuhe universale e komunikimit. Fotografët pjesëmarrës të ekspozitës “FOKUS” sigurisht dallojnë nga njëri-tjetri, (rezultat ky jo vetëm i edukimit apo eksperiencës së tyre, por edhe i kulturave prej nga ata vijnë), megjithatë është kjo gjuhë universale që i bashkon, gjuhë e cila prek vizualisht probleme të njëjta, megjithëse të perceptuara në këndvështrime të ndryshme.

Ekspozita “FOKUS” nuk merr përsipër të çudisë, por, duke e vështruar me vëmendje kupton se sjell zgjidhje inteligjente nga te apasionuarit e fotografisë, sjell eksperimentin dhe kërkimin, të cilat synojnë ta zvogëlojne kufirin midis fotografëve amatorë e atyre profesionistë, gjithashtu shfaq eksperiencën, vazhdimësinë dhe arritjet e fotografisë profesionale.

Dëshiroj dhe shpresoj që ky eveniment të ndihmojë në shkëmbimin e arritjeve individuale dhe të tërheqë më shumë të interesuar në këtë disiplinë.

Pedagog i fotografise ne AA.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›