FOL: Qeveria nuk i kushton vëmendje problemeve
Ky raport ka vërejtur mangësi themelore në funksionimin e institucioneve shtetërore, si në fushën politike, ekonomike, sociale dhe në respektimin e të drejtave të njeriut. Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes “FOL”, deklaroi se për shkak të fushatës parazgjedhore, raporti i progresit nuk ka marrë vëmendjen e duhur.
Sipas tij, institucionet e vendit janë munduar ta vlerësojnë raportin kinse "konfirmon progres", ndërkohë që në fakt "konfirmon regres në procesin e integrimeve euroatlantike".
“Institucionet e vendit duhet ta trajtojnë këtë raport më me shumë kujdes dhe të ftojnë shoqërinë civile të kontribuojë në trajtimin e problemeve që janë identifikuar. Qeveria e vendit nuk duhet të injorojë këtë raport”, thekson Ilazi.