Të sëmurët mendorë, trajtimi i tyre
Të sëmurët mendorë trajtohen në qendra, por ka mjaft raste kur lihen jashtë dyerve të shtëpisë. Në këto kushte dhe në raste të caktuara, personat me sëmundje mendore mund të bëhen agresivë, duke u shndërruar në rrezik për të tjerët, apo për veten. Shëndeti i tyre kërcënohet, por edhe i kalimtarëve në rast demostrimi i sjelljeve është i dhunshëm.
Të tillë persona, të cilët ekspozohen çdo ditë në ambjente të jashtëm të shtëpisë mund të nisnin që nga bërja e një krimi të rëndomtë në rrugë, apo në familje e deri tek pasojat më të rënda. Belioza Coku, menaxhere e përgjithshme e qëndrës së mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve thotë se në këtë rast mungon përkujdesja e prindërve dhe këta të sëmurë lihen në mëshirë të fatit pa marrë parasysh reagimet e dhunshme.
Coku shpjegon se kohët e fundit në linjën e këshillimit për fëmijë, ka patur mjaft kërkesa këshillimi për shkak të veprimeve të papërgjegjshme që bëjnë fëmijët me sëmundje mendore.
Sipas saj, të sëmurët mendorë nuk duhet të izolohen diku, por përfshihen në qendra komunitare të caktuara nuk ku duhet të bëhet trajtimi mjekësor i tyre.
Duke parë situatën, Coku thotë se izolimi i tyre nuk do t`i shërbente askujt. Legjislacioni në vend për "Për shëndetin mendor", parashikon hospitalizimin e detyruar të personave të vlerësuar si të rrezikshëm për veten, apo të tjerët. Por nisur nga ky ligj, duhet të jenë ekspertët ata që duhet të bëjnë velerësimin.