Lezhë, përplasen 2 motoçikleta, rëndë 19-vjeçari

Një aksident pa pasoja për jetën është shënuar pak minuta më parë në fshatin Krajë në Lezhë, ku si pasojë e përplasjes së dy-motoçikletave, ka sjellë dy të plagosur.
Si rezultat i humbjes se kontrollit ato jane perplasur njera me tjetren duke shkaktuar demtimin e dy drejtuesve të tyre, të cilët janë Paulin Pema dhe Eduard Lufi.
Sipas burimeve të uniformave blu, të cilët menjëherë janë drejtuar për në vendin e ngjarjes, bëhet e ditur se gjëndja shëndetësore e 19 vjeçarit Pema është më e rënduar, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.