E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta ne Suez pas lirimit te 10 policeve

Protesta të dhunshme kanë nisur në qytetin e Suezit në Egjipt, pasi një gjykatë la në fuqi lirimin me kusht të 10 policëve që po procedohen për vrasjen e protestuesve gjatë trazirave antiqeveritare.  Të afërm të viktimave që u vranë gjatë trazirave kundër ish- presidentit Mubarak sulmuan gjykatën dhe postën e policisë në Suez.

Dhuna mund të rrisë tensionet ndërsa priten manifestime të mëdha të planifikuara për të premten nga aktivistët. Këta të fundit shprehen të paduruar me atë që e cilësojnë Këshillin Drejtues Ushtarak që po zvarrit proceset ndaj ish-zyrtarëve të regjimit dhe nuk po zbaton reformat e premtuara.

Kritikat e publikut në Egjipt janë shtuar së fundmi, ndërsa Këshilli i Përkohshëm akuzohet se po mbron Mubarak dhe bashkëpunëtorët e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›