PS: Nuk mbledhim seancë të jashtëzakonshme për antidushkun
10/06/2005 Koja e cilëson demagogji kërkesën e Berishës
Partia Socialiste i ka cilësuar si një demagogji deklaratën e kreut të Partisë Demokratike për të votuar në seancë plenare një amendamet “Antidushk”. Sipas zëdhënsit të fushatës elektorale në PS-së, Blendi Klosi, Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të zhvillojë seanca të jashtëzakonshme për të tilla raste, kjo duke iu referuar Kushtetutës. “Është e pamundur që në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, megjithse ende nuk kemi një propozim zyrtar të PD-së, por kemi vetëm demagogjinë e radhës, të kemi mundësi të realizojmë këtë amendament. Hapësira që lejon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, thotë se në kohën që punimet e Kuvendit janë të ndërprera, nuk mund të nxjerrë ligje apo të marrë vendime, me përjashtim të rasteve kur është e shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Pra, ne vazhojmë të presim propozimin zyrtarë të Partisë Demokratike”. Gjithashtu, Klosi ka theksuar se “deklarata e Berishës ka ardhur për shkak të kritikave që i kanë bërë ndërkombëtarët për devijimin e votave, si dhe pas tërheqjes së shumë kandidatëve të opozitës nga listat për të lënë në maxhoritar vetëm kandidatët e PD-së, ndërkohë që partitë aleate të PS-së vazhdojnë të jenë në këto zgjedhje me 100 kandidatët e tyre, duke bërë fushatë të ndershme dhe me përfshirjen e të gjithëve”. Klosi ka akuzuar kreun e PD-së për organizim të fenomentit të „Dushkut“ kjo së bashku me aletatët e tjerë të opozitës. “Berisha demagogjizoj për një amendament kushtetues për këtë fenomen, ndërkohë që ai personalisht, së bashku me liderët e tjerë të opozitës, vazhdojnë të angazhohen për krijimin e një deformimi të madh të votës së mbështetësve të tyre, deformim i cili i ngjanë skemave që ata përgatitën në vitin 1996 për manipulimin e votës së shqiptarëve”, tha Klosi.