E Diel, 1 Nëntor 2026

Ceka kërkon votat e proporcionalit në Sarandë

10/06/2005  Presidenti i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, ka prezantuar kandidatin e kësaj partie në zonën elektorale numër 99, Bashkim Nikolli. Në këtë zonë kandidon dhe Kryeministri Fatos Nano. Ceka i ka bërë thirrje elektoratit të PAD-së që të votojnë për subjektin, ndërkohë që votën e kandidatit t'ja adresojnë kryetarit të PS-së. Duke i kërkuar votat e elektoratit të qytetit të Sarandës, Ceka ka shpalosur dhe platformën e PAD-së, sipas të cilit synohet mirëqenia e qytetarit, liria e individit dhe iniciativa e lirë. “Aleanca Demokratike në këto zgjedhje del me 100 kandidatë për deputetë dhe do të kandidojë krahas dhe përkrahë partive të tjerë dhe veçanërisht përkrah Partisë Socialiste”. Taktika që po përdoret nga aleatët e "Kolicionit për Integrim" për zgjedhjet e 3 korrikut është që elektorati i tyre të votojë kandidatët e Partisë Socialiste për të fituar sa më shumë vende në mazhoritar dhe kjo do të kompensohet me votat e elektoratit socialistë, për të fituar aleatët sa më shumë vende në propocional.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›