E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Ja kush është e dashura e re e Shkëlzen Berishës

Prej kohësh përflitet lidhja e Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit, me Miss Albanian 2009, Armina Mevlani.

Gazeta Shekulli shkruan se tanimë nuk ka dyshim se Shkëlzeni është ndarë nga e shoqja e tij, Sadija dhe është hedhur në krahët e Arminës, bukuroshes 22- vjeçare. Vajza e gazetarit Arben Mevlani i ka rrëmbyer zemrën 34- vjeçarit, duke bërë që të ndahej nga e shoqja 44- vjeçare, me të cilën ka dy fëmijë.

Vetë Armina nuk e ka mohuar lidhjen e saj me Shkëlzenin, por duke folur për Shekullin, ajo thotë se nuk do të komentojë këtë çështje.

Partnerja e re e Shkëlzenit është një vit më e vogël se binjaket e Sadije Berishës, fryt i një marrëdhënie të mëparshme të saj./ep

1

2

3

5

4

6

7

8

9

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›