Greg Rama- Berishës: Largohu, na lejo të jetojmë jetën!
Djali i kandidatit për kryeministër të Shqipërisë, Greg Rama, në një postim në Facebook, i kërkon kryeministrit aktual që të largohet pasi nuk po i lejon shqiptarët të marrin frymë lirisht.
Kam filluar të dyshoj që shqiptarët do i krijojnë mundësinë kryeministrit aktual për tu rikonfirmuar kryeministër.
Me gjithë respektin për kryeministrin aktual, një njeri, i cili i ka kushtuar jetën e tij politikës, mendoj që ka ardhur momenti për të kthyer faqen. Të provuam. Nuk na solle ndonjë gjë të re. Fryma e vjetër e heqjes së dritave, e mungesës së ujit, e lidhjeve miqësore për tu punësuar apo e tifozërisë partiake për të kap vendin e punës, e ka mbajtur Shqipërinë të burgosur mbrapa hekurave, të cilat na largojnë çdo ditë e më shumë nga ëndrra jonë për të marrë frymë lirisht, shkruan Gregu në FB.
Të rinj, të cilëve u është shkatërruar jeta pa e kuptuar fare ata vetë prej mungesës së kushteve për t`u arsimuar dhe argëtuar, të cilët plaken që në djep, rriten të plakur dhe vdesin të plakur. Do bësh çmos për të mos humbur, por e ke humbur besimin e popullit. Ke humbur gjithçka e nuk ke fituar asgjë.
Prandaj largohu dhe meqë e mban veten për babaxhan, mos na pengo dhe ne të tjerëve të jetojmë jetën dhe të shfrytëzojmë Shqipërinë për të realizuar ëndrrat tona. Largohu!./ep