E Diel, 1 Nëntor 2026

Prangoset furnizuesi i VIP-ve me kokainë

18/08/2011  Ver Keçit ju bllokuan 600 gram drogë

Një sasi droge prej 600 gramë kokainë që kishte si destinacion disa persona Vip është kapur mbrëmë në Tiranë, ndërsa policia ka vënë në pranga një person. Specialistë të Seksionit Kundër Narkotikëve në policinë e kryeqytetit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bag”, bënë të mundur sekuestrimin e një sasie prej 600 gram lëndë e dyshuar kokainë, si dhe arrestimin e një shtetasi. Policia theksoi se gjatë këtij aksioni u arrit kapja dhe arrestimi i shtetasit Ver Keçi, 33 vjeç, banues në Shijak i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni në Itali. Ndalimi i të dyshuarit u realizua dje në mesditë në Ndroq Tiranë, ku pas një kontrolli personal është kapur me një çantë, ku në brendësi të saj ndodhej lënda e dyshuar narkotike e llojit e kokainë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›