Pas gjetjes së kokës pranon krimin: E vrava se më shpenzoi 300 mijë lekë
18/08/2011 Dumka përpiqet të mashtrojë: Liljana Arapin e vranë natën tre të panjohur, arrest me burg
KORÇE- Mëngjesi i ditës së mërkurë u prit me interes, veçanërisht nga mediat, por edhe opinioni publik. Në orën 9.30 minuta, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë do të caktonte masën e arrestit për 84- vjeçarin Gaqo Dumka, i akuzuar për vrasjen dhe masakrimin e 42-vjeçares Liljana Arapi. Edhe pse seanca gjyqësore ishte për caktimin e masës së sigurisë, (seanca të tilla gjithnjë janë të shkurtra), përsëri shpresohej që të hidhej sado pak dritë mbi misterin që mbulonte këtë ngjarje, pasi koka e viktimës ende nuk ishte gjetur. Pyetjet që kërkonin përgjigje ishin të shumta: A do ta pranonte krimin 84-vjeçari? A do të nxirrte ndonjë fakt mbi ngjarjen? A ishte penduar për masakrën që kishte kryer? Si do t’i përgjigjej pyetje së gjyqtares: “I pandehur keni ndonjë gjë për të thënë”? Nëse nuk do ta pranonte autorësinë e vrasjes, atëherë kush mund ta kishte kryer këtë krim dhe cila do të ishte përgjigjja e të moshuarit? Dita e mërkurë duket se do të sillte dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Seanca gjyqësore
Në të vërtetë ishin marrë të gjitha masat që seanca gjyqësore të shkonte normalisht. Vendimi për masën e sigurisë do të jepej në një nga sallat e katit të parë të gjykatës, pasi i akuzuari për shkak të moshës do ta kishte të vështirë në katet më lart. Gjatë seancës gjyqësore u ngrit disa herë volumi i altoparlantëve të mikrofonave, sepse mbërritja e valëve të zërit mezi arrinte te timpani i veshit të 84-vjeçarit, ndryshe do të ishte si një lojë me telefon të prishur, pasi edhe zëri i të moshuarit nuk kishte forcën e duhur që të ishte normalisht i dëgjueshëm. Masa e sigurisë që u dha ishte arrest në burg dhe kjo nuk përbënte ndonjë surprizë. Dëshmia e plakut ishte befasuese. Ai tha: “Nuk jam unë autori, por tre persona që erdhën natën me makinë dhe masakruan Liljana Arapin”. E gjitha kjo kishte qenë një mashtrim, sepse pas dhënies së vendimit nga ana e gjykatës, policia do të gjente thesin me të cilin ishte transportuar koka e viktimës. Përballë këtij fakti, Dumka do të pohonte se ishte ai vrasësi i Liljanës, madje do të shpjegonte dhe arsyet: “E vrava sepse më kishte shpenzuar 300 mijë lekë. Megjithatë, i moshuari do të vijonte të bënte lojën e tij.
Nuk jam unë vrasësi!
Prokurori i çështjes, i cili kërkoi masën e sigurisë arrest në burg, solli si prova ekspertizën e këqyrjes së kufomës, ekspertizën e këqyrjes të vendit të ngjarjes, procesverbalin e sekuestrimit të mjeteve me të cilat ishte masakruar 42-vjeçarja, të cilat kishin qenë pronë e 84- vjeçarit; dëshmitë e personave që kishin pasur dijeni mbi ngjarjen etj. Të gjitha këto vërtetonin se krimi ishte kryer nga 84- vjeçari. Veç sa më sipër nga ana e prokurorit u bë dhe një përshkrim mbi gjetjen e kufomës dhe prerjen e saj në copa. U vu në dukje fakti se shenjat e gjakut ishin gjetur në oborrin e shtëpisë, në korridor dhe në dhomën e gjumit. Edhe kuverta e krevatit kishte njolla gjaku. Pritej që edhe i moshuari të thoshte fjalën e tij. I pandehuri përsëri këmbënguli në versionin e tij “Nuk jam unë vrasësi”, tha ai. “Këtë gjë e kam thënë që në momentin e arrestimit, e kam thënë sa herë më kanë pyetur, po e them edhe tani: nuk jam unë vrasësi”. Ndërsa shprehej në këtë mënyrë, ai shpresonte se koka e prerë e gruas nuk do të gjendej, por ndërkohë policia vazhdonte kërkimet. Ndërsa seanca gjyqësore zhvillohej, policia kishte mundur të gjente thesin me të cilin ishte transportuar koka e 42-vjeçares.
Mashtrimi
Përmes rrëfimit të tij i moshuari do të sillte një version tjetër mbi vrasjen e 42-vjeçares. Gaqo Dumka tha: “Pashë tre veta që erdhën drejt shtëpisë time. Ishte natë. Ata hynë brenda dhe e masakruan atë. Ata e copëtuan Liljana Arapin. Nuk e di përse. Unë nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e saj”. Madje jo vetëm kaq: I moshuari e shpuri dorën e djathtë mbi gjoks, aty te zemra dhe njësoj sikur të betohej para Ungjillit, tha: “Unë e kam shpirtin të larë para Zotit. Ia lë në dorë gjykatës për të vendosur të drejtën. E kam thënë që në fillim që Liljanën nuk e vrava unë. Gjykata le të vendosë. Unë e kam shpirtin të larë para Zotit. Gjithë jetën kam qenë i ndershëm, edhe në kohën e Enver Hoxhës, edhe tani. Nuk më ka njohur kush si njeri rrugaç. Kam jetuar në Dardhë dhe vetëm këto kohë kam në Korç녔 Megjithatë, e vërteta ishte krejt ndryshe.
Gjetja e kokës së prerë
Kur seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Gaqo Dumka kishte përfunduar dhe gjykata e rrethit gjyqësor Korçë kishte dhënë vlerësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, në një prej shkurreve, rreth 300 m në veri të fabrikës birra “Korça”, policia kishte gjetur një thes plastik të ngjashëm me thasët ku ishte paketuar kufoma e gjymtuar. Në këtë thes ishin vërejtur njolla gjaku dhe tufa flokësh, për të cilat u dyshua se ishin të viktimës. Menjëherë pas këtij konstatimi, nga ana e policisë u bënë kërkime në zonën ku u gjetën këto mbetje. Ndërkohë në ambientet e burgut të Drenovës, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Korçë u mor në pyetje autori i ngjarjes, shtetasi Gaqo Dumka, të cilit pasi iu prezantua situata, pohoi plotësisht vrasjen, duke pretenduar se viktima i kishte shpenzuar një shumë prej 300 mijë lekësh, gjë e cila e kishte shtyrë autorin në vrasjen e saj. Burime të policisë bënë të ditur se autori ka filluar të pranojë faktin e hedhjes së kokës së viktimës. Ai kishte shpjeguar se këtë pjesë të trupit të viktimës e kishte hedhur të pambuluar në një shkurre, vendin e së cilës nuk e mbante mend saktësisht. Policia sqaroi gjithashtu se në vendin ku u bë e mundur gjetja e thesit, pjesë të tij ishin të copëtuara, gjë që krijon dyshimin se gjatë këtyre ditëve, pjesa e kokës nga ky thes të jetë marrë prej kafshëve mishngrënëse dhe të jetë transportuar në vende të tjera. Aktualisht po punohet për gjetjen e plotë të pjesës së gjymtuar që i mungon kufomës së shtetases Liljana Arapi.
Boks
Flasin familjarët
Përcillet për në banesën e fundit gruaja e masakruar
DEVOLL- Ditën e mërkurë u përcoll për në banesën e fundit trupi i pajetë dhe i gjymtuar i 42- vjeçares Liljana Arapi, e cila u gjet e masakruar dhe pa kokë, e hedhur në plehrat e qytetit në afërsi të fshatit Ravonik. Familjarë, miq, të afërm dhe banorë të qytetit të Bilishtit i bënë nderimet e fundit 42-vjeçares, e cila pati një fund sa tragjik aq dhe të pabesueshëm. Vendosja e trupit të saj në arkivol, por pa kokë, e bënte përcjelljen e Liljana Arapit edhe më të trishtueshme. Dhimbja ishte e pranishme te çdo njeri që gjendej aty për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Duke filluar nga anëtarët e familjes, por edhe të tjerë kërkuan vazhdimin e hetimeve deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e kokës. Familjarët e Liljanës besojnë se vrasësi është 84-vjeçari Gaqo Dumka, por megjithatë sërish dyshojnë se ai mund të jetë ndihmuar nga ndonjë person tjetër. Për të gjitha këto arsye, zbardhjen e ngjarjes tragjike, familjarët e 42- vjeçares ia lënë organeve të drejtësisë. Gjithsesi, dhimbja e të afërmve gjatë gjithë kësaj kohe, por veçanërisht ditën e ceremonisë së varrimit ka qenë tejet e papërshkrueshme. Dhimbja dhe lotët nuk kishin fund. Liljana u masakrua paraditen e datës 11 gusht të këtij viti. Për gati një javë familjarët e viktimës pritën me shpresë se koka e Liljanës do të gjendej dhe trupi i saj do të vendosej në arkivol me të gjitha gjymtyrët e trupit, por një dëshirë e tillë nuk u bë e mundur. Me lot në sy, Marie Arapi motra e viktimës, kërkon që drejtësia të vijojë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas saj, në vrasjen e motrës, plakun Dumka e ka ndihmuar dikush.
“Policia po bën detyrën e saj. Ne shpresojmë vetëm në fuqinë e ligjit. Asgjë tjetër...Për t’ia falur nuk do ia falim asnjëherë në botë, por atë që na e bëri ai neve nuk do ia bëjmë askujt sepse nuk jemi kafshë. Është krim çnjerëzor. Ka dekada vite që nuk është parë një krim i tillë. Kërkojmë të gjendet koka e motrës. Ka lindur si njeri e të vdesë si njeri. Të shkojnë hetimet të zbardhet përse e bëri, cili është shkaku. 99% e besoj se e ka bërë ai.. 1 % mendoj se e kanë ndihmuar”, thotë Maria. Edhe pse kërkimet vijuan pa ndërprerje, që nga data 11 e deri më sot, koka e prerë deri në momentin e varrimit nuk ishte gjetur. Gjithsesi, dhimbja e tyre duket sikur u lehtësua disi pas marrjes së lajmit nga ana e policisë se ishin gjetur shenja që tregonin zonën se ku mund të ishte hedhur koka. Megjithatë, lehtësimi i dhimbjes pritet edhe nga zbardhja e plotë e ngjarjes dhe e ndëshkimit të autorit, i cili arriti të kryente një nga masakrat më çnjerëzore të mundshme. Një ngjarje kjo që tronditi jo vetëm banorët e qarkut Korçë, por edhe më shumë se kaq.