E Diel, 1 Nëntor 2026

Lazarat, asgjësohen 3 parcela hashashi, kapen 1685 rrënjë

18/08/2011  Operacioni i koduar “Perëndimi i Hënës”

GJIROKASTËR- Tri parcela me hashash janë shkatërruar dje në fshatin Lazarat. Operacioni i koduar “Perëndimi i Hënës” u zhvillua nga Forcat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Sektorin Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së qarkut Gjirokastër, gjatë orëve të para të mëngjesit. Në operacionin që u shtri në kohë nga ora 01.00 deri në 04:00 të mëngjesit të sotëm morën pjesë rreth 30 forca policie. Në të tria parcelat u konstatuan 1685 rrënjë kanabis sativa, me një gjatësi nga 120 deri 140 centimetra të larta. Në përfundim të operacionit një sasi e bimëve narkotike u mor në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie. Ndërkohë janë shpallur në kërkim 3 persona nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›