E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO LAJM: Maratonomaku nis revanshin ndaj çdo pushteti

Share

Jo më kot në fund të vitit të shkuar kishim deklaruar se ky do jetë viti i Berishës, që do mbledhë rreth vetes çdo pushtet në këtë vend.

Mbledhjen e parë të qeverisë ka miratuar katër drafte që parashikojnë transferimin e katër institucioneve nën kontrollin e tij direkt. Zyra e Berishës do të kontrollojë, gjithmonë pas miratimit në Kuvend, Departamentin e Informacionit të Klasifikuar, Agjencinë për Teknologjinë dhe Inovacionin, Komisionin për Prokurimet Publike dhe Zyrën Kombëtare të Statistikave.

Balkan Insight ka zgjedhur këtë foto për të ilustruar shkrimin për mënyrën se si po e përqendron Berisha pushtetin në duart e tij.

Sipas agjencisë, problemi më i madh do jetë me INSTAT-in, pasi kalimi i saj në duart e Berishës bie ndesh me kërkesat e BE.

Sipas ligjit të BE për statistikat, ky institucion duhet të jetë i lirë nga presionet politike. Në progres-raportin e vitit 2011 theksohej mungesa e pavarësisë së INSTAT.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›