Aksident tragjik në Bulqizë, 2 të vdekur e 4 të plagosur
Bulqizë- Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm duke u marrë jetën 2 personave.
Aksidenti ka ndodhur në aksin Fushë- Bulqizë, ndërsa mësohet se një automjet tip Benz është përplasur me një furgon pasagjerësh. Për pasojë 2 persona kanë gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa janë plagosur rëndë edhe 4 të tjerë.
Policia njofton se viktimat janë 52- vjeçari Guri Tollia dhe Rexhep Boça, 57 vjeç. Aksidenti ka ndodhur në orën 06:20, ndërsa viktimiat udhëtonin më autoveturën tip Benz, dhe do të shkonin në një dasëm në Durrës.
Policia ka nisur menjëherë hetimet, ndërsa ene nuk dihen shkaqet e aksidentit. Të plagosurit janë dërguar me helikopter në Spitalin Ushtarak të Tiranës për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.
/IDEA/