E Shtunë, 31 Tetor 2026

FRD edhe zyrtarisht parti politike

Share

Fryma e Re  Demokratike është zyrtarisht partia me re e spektrit shqiptar, pasi Gjykata e Tiranës ka dhënë sot vendimin për regjistrimin e FRD-së si parti politike.

Vendimi i hap rrugë intesifikimit të veprimtarisë politike të FRD-së, veprimtari që do të nisë nga dita e premte në Vlorë, me hapjen zyrtare të degës së parë të partisë.

Fryma e Re Demokratike ka premtuar se do të punojë për të rikthyer shpresën e shqiptarëve dhe vendosjen e demokracisë.

Dy javë më parë FRD dorëzoi në Gjykatë kërkesën për regjistrim. Në 30 prill  FRD u prezantua si partia më e re. Grupi nismëtar i kësaj partie përbëhet me kryetar Gazmend Oketa dhe anëtarë Aleksandër Biberaj dhe Andi Seferi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›